Dyshimi çfarë, kur dhe si të bëhet, nuk kursen askënd. Sidoqoftë, ekzistojnë mënyra për të mos paraqitur panik dhe tension mbi ndonjë vendim. Në vazhdim ua paraqesim pesë këshilla të dobishme.
Çfarë saktësisht dëshironi?
Kur e dini saktësisht se çfarë doni në jetë, atëherë procesi i vendimmarrjes do të jetë më i lehtë. Pyesni veten se ku doni të jeni për një vit, nëse vendimi i marrë mund të ketë pasoja negative dhe të ngjashme. Përgjigjet e konkluduara do t’ju ndihmojnë në hapin e rradhës.
Kërkoni këshilla, por vendosni vetë
Nëse keni nevojë për këshilla, mos ngurroni të pyesni. Dëgjoni opinionet e njerëzve që u besoni, qofshin ata ekspertë në fushë apo thjesht miq të ngushtë, por në fund, vendosni ju për veten tuaj.
Cakto një afat kohor
Është e dëshirueshme që të keni një afat të caktuar derisa të vendosni për ndonjë çështje … një ditë, dy, një javë, muaj dhe madje edhe më shumë. Gjithsesi, ju duhet të përqëndroheni në të. Mos vononi dhe mos shpejtoni.
Kufizoni faktorët që i merrni në konsideratë
Opsionet e shumta që keni në dispozicion ua vështirësojnë marrjen e vendimit, por ekzistimi i më pak opsioneve për marrjen e vendimit tuaj, do t’u jep një ndjenjë kënaqësie për zgjedhjen që bëni. Për ta bërë atë më të lehtë, thjeshtë kufizoni numrin e zgjedhjeve të mundshme dhe faktorëve të marrë në konsideratë.
Zvogëloni lodhjen duke marrë shumë vendime
Jo të gjitha vendimet në mënyrë të barabartë janë të rëndësishme, prandaj nëse përballeni me vendime që janë më pak të rëndësishme, për të njëjtat, vendimin mund t’ua besoni bashkëpunëtorëve, kolegëve ose stafit tuaj. Nuk ka nevojë që të “dridheni” për gjërat e përditshme, por përqëndrohuni në atë që është e rëndësishme dhe që mund të ndryshoni shumë gjëra.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK