Në këtë artikull kemi përgatitur një listë të shkencëtarëve që kanë kontribuar shumë në të kuptuarit tonë të botës, por që për fat të keq kurrë nuk fituan nderimet më të larta.

5. Stephen Hawking

Fizikanti teorik, i cili ishte i sëmurë, ishte i njohur për kontributet e tij në fushat e kozmologjisë, relativitetin e përgjithshëm dhe gravitetin kuantik, veçanërisht në kontekstin e vrimave të zeza. Për një njeri që iu dha vetëm disa vjet për të jetuar në të njëzetat e tij jo vetëm që ai mundi shanset, por edhe revolucionarizoi fizikën për gjysmë shekullin tjetër.

4. Lise Meitner

Lise Meitner së bashku me bashkëpunëtorin që punoi gjatë kohë me të Otto Hahn drejtuan një grup të vogël shkencëtarësh të cilët u bënë të parët që zbuluan ndarjen bërthamore të Uraniumit. Çmimi Nobel në Kimi i vitit 1944 iu dha ekskluzivisht Otto Hahn.

Sipas Physics Today, përjashtimi i Meitner nga çmimi i kimisë mund të përmblidhet si një përzierje e paragjykimit disiplinor, marrëzisë politike, injorancës dhe nxitimit. Sot, ndarja bërthamore përdoret për të prodhuar energji elektrike në termocentralet bërthamore.

3. Henri Poincare

Poincaré konsiderohet më i zgjuar se Ajnshtajni nga shumë shkencëtarë. Ai ishte i pari që propozoi valët gravitacionale që buronin nga një trup dhe u përhapnin me shpejtësinë e dritës siç kërkohej nga transformimet e Lorentz. Poincaré ishte nominuar me një numër rekord prej 51 herë për çmimin Nobel, por kurrë nuk e fitoi.

2. Satyendra Nath Bose

Bose është më i njohur për punën e tij në mekanikën kuantike në fillim të viteve 1920, duke siguruar bazën për statistikat Bose-Ajnshtajn dhe teorinë e kondensatës Bose-Ajnshtajn, gjendja e pestë e materies.

Puna e Bose u vlerësua nga një ekspert i Komitetit Nobel, Oskar Klein, i cili nuk e pa punën e tij të denjë për një çmim Nobel.

Disa çmime Nobel janë dhënë në lidhje me fushën e iniciuar nga ai por vetë Boses nuk iu dha kurrë çmimi i lakmuar.

1. Nikola Tesla

Nikola Tesla ishte një shpikës i shkëlqyeshëm i njohur për kontributet e tij në fizikë dhe inxhinieri. Ai është më i njohur për zhvillimin e sistemit elektrik të rrymës alternative, i cili është akoma sistemi mbizotërues i përdorur sot në të gjithë botën. Shpikjet e tjera të tij përfshijnë bobinën e Tesla-s, telekomanda, telegrafi pa tel, etj. Nikola Tesla ka të patentuar në mbarë botën më shumë se 300 zbulime.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author