Ka disa shpenzime që mund t’i zvogëloni, dhe ky zvogëlim mund t’ju kursejnë një shumë të konsiderueshme parash pa e vënë re se diçka mungon në rutinën tuaj të përditshme.
Produkte nga markat e famshme
Nga ushqimi deri te produktet e shëndetit dhe higjienës, produktet e markave të famshme janë një barrë e madhe për buxhetin tuaj. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë blerjen e produkteve nga markat më pak të njohura, të cilat mund të kushtojnë dukshëm më pak.
Anëtarësimi në palestër
Nëse keni një anëtarësim në palestër dhe nuk e përdorni rregullisht, mund ta anuloni dhe të kurseni para. Gjatë pandemisë, shumë njerëz zbuluan se duan të ushtrojnë jashtë ose në shtëpi, gjë që është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të kursejnë, shkruan GoBankingRates.
Shërbimet e transmetimit
Zvogëlimi i faturës së transmetimit të videove nuk do të thotë që duhet të ndaloni argëtimin. Provoni shërbimet falas përmes operatorit tuaj celular ose një faqe interneti ku mund të shikoni filma dhe seriale falas.
Tarifat bankare
Bankat tradicionalisht fitojnë më shumë nga tarifat e transaksioneve të pagesave. Hulumtoni se cilat banka paguajnë tarifat më të ulëta për shërbimet e tyre dhe merrni parasysh ndërrimin e bankave.
Ushqimi nga jashtë
Ndoshta një nga shpenzimet më të mëdha të shtëpisë, pavarësisht nëse keni familje apo jeni beqarë, është porositë nga jashtë.
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK