Një ditë duke ecur rrugës, plaku rrëzohet dhe e humbë vetëdijen. Të pranishmit shumë shpejt e thirrën ndihmën e shpejtë dhe ata e morën dhe e dërguan shpejt në spital. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Ndërkohë disa herë i riktheheshte vetëdija dhe secilën herë e përsëriste emrin e djalit të vet, atë e kërkonte dhe dëshironte ta sheh.
Personeli i spitalit filloi shpejt të hulumtojë rreth emrit të birit të plakut dhe rreth lokacionit të tij dhe më në fund e gjetën. Punonte në ushtri, mirëpo i stacionuar në një vend të largët dhe s’kishte mundësi të vijë shpejt në spital.
Ndërkohë në spital hyri një ushtar, në moshë i ri dhe motra medicinale pa mos menduar fare e kapi për krahu dhe e dërgoi në dhomën e plakut. Iu afruan krevatit të plakut dhe motra medicinale tha:
- O xhaxha, o xhaxha, të erdhi djali.
Këto fjalë ia përsëriti disa herë, derisa plaku i hapte me shumë mund buzët për të folur, mirëpo nuk kishte fuqi të nxjerrë asnjë fjalë nga goja e tij.
Plaku ndërkohë e shtriu dorën e tij të dobët e të djersitur dhe ia kapi dorën e madhe dhe të fortë të birit. Djali fllloi menjëherë t’i flet dhe t’i përsëritë fjalë të bukura, të lutet për të dhe t’i rrëfejë tregime. Plaku gjatë gjithë kohës e mbante për dore të birin dhe nuk e lëshonte dhe buzëqeshja e kënaqur ia kaploi fytyrën edhe përskaj dhembjeve që ai i ndjente.
Çdo herë kur motra medicinale kërkonte nga i riu të pushojë pak dhe të kthehet në mëngjes përsëri, ai refuzonte. Mbeti ashtu tërë natën pa gjumë, i lodhur dhe pa ngrënë asgjë. Kur u afrua mëngjesi plaku e dorëzoi amanetin e tij, kurse dora e tij mbeti e kapur për dorën e të birit.
I riu kur e vërejti se plaku ndërroi jetë, ia kthehu dorën në vendin e vet, e puthi në ballë dhe pas shumë orëve ulje në një vend, për herë të parë u ngrit dhe shkoi t’ia jep lajmin motrës medicinale. Ajo pasi që u informua filloi t’i kryejë procedurat e duhura siç është traditë në këto raste, kurse i riu për një çast doli deri në tarracë që të thithë ajër të pastër.
Pas disa minutave u kthye te motra medicinale dhe e pyeti:
-Kush ishte plaku që ndërroi jetë?
Motra e habitur iu përgjigj:
-Ishte prindi yt!
I riu ia kthehu:
-Jo, nuk ishte prindi im. Madje unë asnjëherë nuk e kam takuar më parë në jetën time.
Motra e habitur i thotë:
– Po ti pse nuk tregove se nuk e njeh kur të dërgova te krevati i tij?!
E vërejta se bëtë gabim dhe e vërejta se plaku e kërkonte djalin, mirëpo sytë e tij nuk shihnin mirë, kështu që nuk mundi të bëjë dallim mes meje dhe djalit të vet. Prandaj vendosa të qëndroj me të dhe vazhdova të kujdesem për të dhe t’i flas deri sa dha shpirtin dhe ai ishte i bindur dhe i kénaqur se të birin e ka afër.
Pas kësaj ushtari u largua nga spitali dhe u nis për në vendin e vet.
Bëji mirë nevojtarit, edhe ty do të bëjë ndokush mirë nga nuk e paramendon asnjëherë!
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK