Ilaçi i plotë

Kur neve na mjafton që problemi të shërohet vetëm nga disa aspekte, pavarësisht se përfitojmë nga ky shërim jo i plotë, ne realisht largohemi nga thelbi i problemit dhe i vërtetojmë shkaqet që nuk u kemi kushtuar rëndësi dhe na kanë sjellë deri aty.

Zgjidhja është që pasi të kërkojmë ndihmën e Allahut, t’i vëzhgojmë dukuritë e problemit, t’i përcjellim dhe analizojmë shkaqet, ta shpalosim vellon e problemit për të arritur deri te e fshehta dhe shërimi i tij prej rrënjës. Kjo arrihet duke e ekspozuar problemin përpara Kuranit dhe Sunetit dhe duke e diskutuar me dijetarët.

Disa prej fëmijëve janë mësuar që të arrijnë deri tek ajo që e duan duke këmbëngulur fuqimisht dhe prej metodave të pastrimit të kësaj sjelljeje, përmendim:

– Vendosmëria dhe mospranimi i këmbënguljes së tij. Në këtë rast dorëzimi yt është karburant për të.

– Nëse ai këmbëngul, këmbëngul edhe ti, përsëritja refuzimin çdoherë kur ai e përsërit këmbënguljen.

– Neglizhimi ndaj tij dhe mos ia kthe përgjigjen për së dyti pasi t’ia kthesh një herë.

– Qartësoja shkakun e mospranimit nëse ka nevojë për të.

(Kjo, me lejen e Allahut, do ta pakësojë gradualisht këmbënguljen e tij)

Kryeneçësia te fëmijët

Si problem që shfaqet te disa fëmijë është rebelimi dhe inati. Disa prej studimeve tregojnë që inati fillon në mes të moshës dyvjeçare, ndërsa kulmin e arrin në mes të moshës tre dhe katërvjeçare, e më pas dobësohet. Te disa fëmijë inati vazhdon të jetë prezent edhe pas moshës katërvjeçare, ndërsa prej shkaqeve, përmendim:

– Ata që e rrethojnë nuk e tërheqin inatin e tij, përkundrazi ata ia kthejnë njëjtë.

– Mosarritja deri të drejtat e tij veç nëpërmjet sjelljes me inat.

– Mospërkëdhelja e tij dhe mosbisedimi me të.

Si të sillesh me fëmijën inatçi?

– Të largohemi prej shkaqeve që e nxisin inatin para se të kërkohet ilaçi i tij

– T’i jepen gjëra që lejohen dhe nuk janë problem të përdoren, sepse të gjitha gjërat nuk janë të ndaluara.

– Nëse e privojmë nga ndonjë gjë, patjetër duhet të jemi të vendosur dhe nuk duhet ndikuar prej reaksionit të fëmijës.

– Edukatori duhet të përkujdeset më tepër dhe të jetë i vendosur në edukimin e fëmijës sesa që fëmija kujdeset për ta arritur kërkesën e vet.

Egoizmi te fëmija

Egoizmi te fëmija është reflektim i sjelljes së familjes që ilustrohet në llastimin e tepërt të tij, apo privimin e tepërt të tij, apo përzierja e tij me njerëz egoistë. Ky problem ia kërcënon atij lidhjet shoqërore në të ardhmen, ia mëson koprracinë dhe e largon nga flijimi.

Ato që ndihmojnë në shërimin e këtij problemi, janë:

– Të udhëzohet që të luajë lojëra shoqërore pozitive.

– Të edukohet të japë dhe të flijojë.

– T’u largohemi shprehjeve drejtuar atij “kjo është enkas për ty”, “ti je egoist, nuk do askënd përveç vetes”.

Për t’iu larguar fëmijët dëmeve të internetit:

– Duhet t’u mbillet vetëdija për mbikëqyrjen e Allahut.

– Udhëzimi dhe vetëdijesimi i tyre për faqe të dobishme.

– Përcjellja dhe mbikëqyrja e tyre.

– Sistemimi i kohërave të shfletosjes nëpër faqe, duke e penguar kështu humbjen e kohës apo t’i ekspozohen ndonjë rreziku.

– Vendosja e kompjuterit në vend që duket, sikurse në sallon.

– Vendosja e bllokadës ndaj faqeve të liga.

– Paralajmërimi i tyre për vendosjen e informacioneve personale se mund të keqpërdoren, apo të kenë kujdes prej mesazheve të dyshimta.

Dembelia te fëmijët

Mënyra më e shpejtë për ta mësuar fëmijën të bëhet dembel dhe i paaftë në të ardhmen e tij është të mos angazhohet prej prindit me punë që i përshtaten moshës së tij. Është gabim të mendohet se kjo llogaritet mëshirë me të. Andaj neve na obligohet:

– Angazhimi i tij në kohë të përshtatshme, me atë që i përshtatet moshës dhe gjinisë së tij. Nuk duhet të largohet prej lojërave që i do dhe i përshtaten etj.

– Shkallëzimi duke filluar prej ndonjë angazhimi të lehtë e deri në atë pak më të rëndë.

– Mosqortimi i tij gjatë bërjes së gabimit dhe udhëzimi i tij me butësi.

– Lavdërimi i drejtpërdrejtë gjatë kryerjes së punës.

– Mosteprimi në lavdërim që ta kuptojë se kryerja e punës ka qenë obligimi i tij.

Pyetjet e sikletshme

Kur fëmija pyet pyetje që të fusin në siklet, sikur pyetja rreth çështjeve që ndërlidhen me lidhjen në mes burrit dhe gruas, edukatori duhet të ketë kujdes për gjërat në vazhdim:

– Të jetë i kujdesshëm që pyetjes t’i përgjigjet saktësisht.

– Të jetë i kujdesshëm që fëmijën mos ta ndalojë të pyesë sikur kjo pyetje.

– Të jetë i kujdesshëm mos ta vonojë përgjigjen dhe pastaj fëmija të shkojë ta kërkojë përgjigjen diku tjetër.

– Të përdoret metonimia.

– Të përkufizohen përgjigjet me fjali të shkurtra që iu kuptohet domethënia, të përgjithshme pa hollësira.

Vendosmëria e dobët

Mënyra më e dobishme për ta shëruar vendosmërinë e dobët është leximi i jetëpërshkrimit të njerëzve të vendosur. Ibn el-Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shfletova në librat e lëna vakëf në shkollën Nidhamije, si dhe në librat e Humejdit e të Ibn Hashabit, të cilët ishin shumë të rëndë. Në ta lexova për jetëpërshkrimin e njerëzve, peshën e ambicieve, memorizimit, ibadetit dhe dijenive të tyre, të cilat i njeh veç ai që i lexon. Prej atij momenti fillova ta përbuzi gjendjen dhe të arriturat tona.”77

Arsimimi dhe sfera e specializimit

Ka dallim në mes të arsimimit dhe specializimit në ndonjë sferë. Edukatori e përcjell nxënësin-fëmijën kah po anon dhe e drejton të specializohet në atë fushë që shpresohet të jetë i dobishëm për shoqërinë, pa e lënë anash arsimimin e përgjithshëm që ia jep atij njohuritë e domosdoshme prej çështjeve të fesë dhe të dynjasë së tij. El-Halil ibn Ahmed, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse dëshiron të posedosh dijeni për veten tënde (të jesh i arsimuar), merr prej çdo gjëje nga pak. A, nëse dëshiron të jesh udhëheqës në dije, atëherë kapu për një rrugë (specializohu në të).”78

Hapat e shërimit që i përdori Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, për të riun i cili tha: “O i Dërguar i Allahut! Më jep leje të bëj imoralitet!”

– Kur iu drejtua me fjalët “Afrohu”; ia dha atij ndjenjën e afrimit, sigurisë dhe të dalluarit të tij.

– Pastaj e bindi në mënyrë të qetë duke i thënë: “A dëshiron që kjo t’i ndodhë nënës sate? A dëshiron që kjo t’i ndodhë bijës sate? A dëshiron që kjo t’i ndodhë motrës sate? A dëshiron që kjo t’i ndodhë hallës sate? A dëshiron që kjo t’i ndodhë tezes sate?” Ai i tha: “Jo pasha Allahun.” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i tha: “Po edhe të tjerët nuk e duan këtë për … (ato gra dhe femra që u përmendën më lart).”

– Pastaj e vendosi dorën mbi të dhe tha: “O Allahu im, falja mëkatin, pastroja zemrën dhe ruaja organin (të mos bjerë në imoralitet).” Transmetuesi i hadithit thotë: “Pas kësaj djaloshi nuk e kthente kokën më të shikonte.”79

Çfarë duhet të bësh nëse biri yt merr për ta lexuar një libër që është në nivel më të lartë se niveli i tij?

A do t’i japësh kritikë thumbuese që atij t’ia vrasë dëshirën për lexim? Apo ta nxitë të jetë më i vendosur për librin dhe ta ruajë krenarinë e tij?

Çfarë do të ndodhë nëse ti e lavdëron për vendimin e tij ta lexojë këtë libër, e pastaj ia hedh një sy librit dhe i parashtron pyetje rreth tij, e në këtë mënyrë ta drejtosh të lexojë një libër tjetër më të mirë dhe e mëson si ta zgjedhë librin e tij. Nëse libri përmban ndonjë rrezik për të, qartësoja dhe sqaroja atë në mënyrën më të përshtatshme.

Ndërhyrja pozitive

Përgjegjësia e prindërve për edukim nuk përfundon me martesën e fëmijëve të tyre, përkundrazi mbetet përkujdesja për ta, përcjellja e përvojës dhe ndërhyrja pozitive kur ka nevojë.

E pyeti Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, bijën e tij Fatimen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, për burrin e saj: “Ku është burri yt?” Ajo u përgjigj: “Ndodhi mosmarrëveshje mes nesh, u acaruam dhe doli nga shtëpia.” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, pyeti për të se ku është dhe i treguan që kishte shkuar në xhami. Shkoi në xhami dhe e gjeti të shtrirë në tokë. Dheu i ishte ngjitur në shpinë, e Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia fshiu dhe i tha: “Ngrihu, o Ebu Turab (babai i dheut).80”81

Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve, thoshte: “Babai më martoi me një grua prej një familjeje fisnike. Më vonë interesohej dhe e pyeste renë (gruan time) për raportet në mes nesh se a po sillem mirë apo jo me të.”82

Si ta zgjedhësh profesionin tënd?

Prej vendimeve më të rënda që fëmijët tanë i marrin në jetën e tyre është vendimi i zgjedhjes së profesionit që i përshtatet. Ky vendim duhet të vijë si rezultat i ndikimit të faktorëve, e ata janë:

– Aftësitë dhe mundësitë e fëmijës.

– Çfarë dëshiron dhe kah anon fëmija.

– Sferat dhe shanset ku jepet mundësia.

– Nevoja e shoqërisë ku jetojmë dhe roli ynë në të është udhëzimi i hershëm.

– Përkrahja për t’i zbuluar aftësitë dhe dëshirat e jo imponim i cili mund të shkaktojë humbjen e kohës, mundit dhe të hollave.

Ajo që i përshtatet ndonjë nxënësi, nuk do të thotë që i përshtatet tjetrit:

Një nxënës e mësonte tek el-Halil ibn Ahmed, Allahu e mëshiroftë, shkencën e metrikës të cilën e kishte të vështirë ta mësonte. Një ditë mësuesi i tij i tha: “Prej cilës metrikë është fjala e poetit:

Kur nuk mund ta bësh një gjë,

braktise atë dhe kalo aty ku mundesh.

Nxënësi e kuptoi çfarë deshi të thoshte mësuesi i vet dhe e braktisi mësimin e shkencës së metrikës

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *