- Testi Gaokao në Kinë është një provim tepër i vështirë që zgjat dy ditë dhe është e vështirë të arrihet te pikët e duhura dhe gjithashtu në rast se arrihen pikët mund të përcaktohen mundësi të mira në jetë.
Miliona studentë i nënshtrohen këtij provimi si provim pranues në fakultete të ndryshme, në qershor të çdo viti. Universitetet më të mira në Kinë janë të njohura me atë se ata zgjedhin vetëm 1 nga 50,000 studentë. Testi përfshin kinezisht dhe anglisht, matematikën dhe një lëndë nga shkencat humane ose natyrore në bazë të dëshirës.
Këto janë disa shembuj të pyetjeve të testit që janë realizuar në vitin 2015:
1. f (x) = sinx – (2sqrt (3)) (sin ^ 2 (pi / 2)):
A) Gjeni revolucionin më të vogël pozitiv të f (x)
B) Gjej vlerën më të vogël të f (x) nëse [0.2pi / 3]
Përgjigjet janë: A) 2pi dhe B) -sqrt (3).
2. A kanë ngjyra krahët e fluturave?
3. Për çfarë lënde keni një pasion të thellë në shpirtin tuaj? Ju mund të zgjidhni një bimë, kafshë ose mjete për të cilat mund të shkruani për to.
4. Cilin më shumë e admironi? Hulumtuesin e bioteknologjisë, inzhinierin e teknikës apo fotografín?
Megjithëse studentët në Kinë vazhdimisht marrin lavdërata nga pjesa tjetër e botës për arsimimin e tyre pa ndonjë të metë, testi i Gaokaos mbetet kontroverz në Kinë. Ndonjëherë, vendosen edhe drone për të kapur studentët që bëjnë mashtrime dhe si rezultat i kësaj ata marrin dënimin me burg.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK