Punët bankare aktive apo punët kreditore paraqesin grupin e dytë të punëve bankare, ku banka i lejon mjetet monetare të grumbulluara në formë të kredive komitentëve të vet.

Punët bankare kreditore regjistrohen në anën e aktivës, prandaj quhen quhen punë bankare aktive.

Varësisht nga afati, punët bankare aktive mund t’i ndajmë në:
a)    punët bankare aktive me afat të shkurtër dhe
b)    punët bankare aktive  me afat të gjatë

Punët bankare aktive me afat të shkurtër

Në punët bankare aktive me afat të shkurtër hyjnë llojet e ndryshme të kredive, të cilat banka u lejon komitentëve të vet me afat të shkurtër

Varësisht nga mënyra e lejimit dhe e shfrytëzimit të kredive afatshkurtër, mbulesa dhe tekniat e lejimit, në kushtet e sotme dallojmë këto lloje të kredive afatshkurtër:

  1. Kreditë ne llogarinë rrjedhëse
  2. Kreditë eskontuese
  3. Kreditë lombarde
  4. Kreditë ramburse
  5. Kreditë akceptuese
  6. Kreditë vinkulare dhe
  7. Kreditë avaluese

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author