Politika kreditore monetare bën pjesë ne instrumentet e politikës së përgjithshme ekonomike, detyra themelore e së cilës, në të kaluarën ishte vetëm rregullimi i sasive të nevojshme të parave në ekonomi. Sipas kësaj, krijimi dhe tërheqja e parave për qëllim të zhvillimit të pa penguar të procesit të prodhimtarisë, shpërndarjes dhe shpenzimit, është roli kryesor i politikës monetare kreditore. Ajo duhet të siguroj kushte optimale monetare për zhvillim të normalizuar të gjitha rrjedhave të reproduksionit të zgjeruar.

 

Megjithatë, zbatimi i politikës së “parave aktive” dhe shfrytëzimi i parave si mjete për arritje të qëllimeve të caktuara zhvillimore dhe qëllimeve tjera në ekonomi, politika monetare fiton edhe detyra të tjera. Para se gjithash, përmes ndikimit të selektuar mbi format e caktuara të prodhimtarisë, shpenzimit (lidhur me financimin deficitarë), ndikime të posaçme mbi eksportin dhe etj., ajo në masë të konsiderueshme ndikon mbi strukturën, ritmin dhe stabilitetin e zhvillimit ekonomik.

 

Detyrat dhe qëllimet e politikës monetare kreditore, sot mund të jenë me sa vijon:

 

l. Kuantitative (rregullimi i sasisë së nevojshme monetare në ekonomi, masës monetare);

 

ll. Kualitative (kredi të seiektuara, kreditimi i buxhetit, si dhe shfrytëzuesve të drejtpërdrejtë të emetimeve).

 

Detyra primare e politikës monetare kreditore, edhe më tej mbetet furnizimi i ekonomisë me sasitë e nevojshme të parave dhe kredive, realizimin e shkallës optimale të rritjes ekonomike dhe mbajtjes së stabilitetit relativ të ekonomisë dhe njësisë monetare kombëtare. Gjithashtu, në qëllimet esenciale të politikës monetare bën pjesë edhe mbajtja e raporteve të balancuara në bilancin pagesor dhe ruajtjen e politikës monetare. Përgjegjësia e politikës monetare është realizimi i dozimit të drejtë dhe mbajtjes së masës monetare në rrjedhat ekonomike, gjë që në veçanti theksohet në kushte të ekonomisë së hapur.

 

Politika monetare kreditore në realizimin e të gjithë qëllimeve të përmendura, rregullisht duhet të realizoj detyrën e saj themelore: furnizimin e prodhimtarisë dhe qarkullimit me sasitë e nevojshme të parave, që nuk do të shkaktoj lëvizje negative, përkatësisht çrregullime. Kjo njëherit nënkupton se duhet të tentohet që përmes parave dhe kredive, të pamundësohen rrjedhat negative në ekonomi, në veçanti ato që mund të rrjedhin prej sasive të tepruara ose të pakta të parave në ekonomi.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author