Rendi i fjalëve dhe i gjymtyrëve është një nga mjetet më të rëndësishme të formësimit të fjalisë. Ai kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm dhe kryen në fjali disa funksione.
Në gjuhën shqipe rendi i fjalëve është relativisht i lirë: giymtyrët e fjalisë mund të vendosen në vende të ndryshme pa e ndryshuar funksionin e tyre sintaksor. Ndërkaq, çdo vendosje konkrete e tyre në një fjali të dhënë kushtëzohet nga rënděsia që kanë ato në atë fjali, nga pesha e tyre kumtuese dhe shprehëse emocionale.

Për gjuhën shqipe funksion themelor i rendit të fjalëve është funksioni kumtues, që lidhet me shprehjen e përbërësve të gjymtyrëzimit aktual të fjalisë.
Çdo fjali e dhënë (thënie) përmban një informacion të caktuar, pjesa më e rëndësishme e të cilit është informacion aktual. Pikërisht këtë informacion, që përcaktohet nga qëllimi i thënies dhe lidhet me situatën dhe kontekstin, folësi synon t’ia kumtojë bashkëbiseduesit. Po të kemi parasysh marrëdhëniet folës-bashkëbisedues, giymtyrëzimi aktual mund të përcaktohet, nga njëra anë, si organizim i fjalisë për të transmetuar informacionin aktual dhe, nga ana tjetër, si shqyrtim i fjalisë nga pikëpamja e informacionit aktual që përmban ajo.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author