Disa fjalë kanë rend të ngulitur, i cili është përcaktuar nga forma gjuhësore. Topika e këtyre fjalëve duhet njohur, rregullat e vendosjes së tyre duhen zbatuar, përndryshe shkelet norma gjuhësore, duke sjellë si pasojë pamundësinë ose vështirësimin e marrëveshjes ligjërimore. I tillë është, për shembull,

  • pozicioni i paravendosur i pjesëzave mohuese nuk e s para shumicës së trajtave foljore (nuk foli, s’di etj.),
  • pozicioni i pjesëzës mohuese mos para trajtave të caktuara foljore (mos flitni, të mos ishte, duke mos pasur, për të mos pasur ,etj.),
  • pozicioni i trajtës së shkurtër të përemrave vetorë në kallëzore e në dhanore (e pashë, nuk e pashë, duke e parë, duke mos e parë, për ta parë, për të mos e parë, duke i dhënë, duke mos i dhënë, për t‘i dhënë, për të mos i dhënë, mos e shiko),
  • si edhe i bashkimeve të ndryshme të këtyre trajtave të shkurtra (duke ia dhënë, duke mos ia dhënë, për t‘ia dhënë, etj.)
  • pozicioni i parafjalëve para emrave, ndonjëherë para ndajfoljeve.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author