Për disa produkte ose shërbime, identifikimi i blerësit është relativisht i thjeshtë. Mirëpo, roli i njerëzve gjatë procesit të vendosjes për blerje të produkteve nuk është i njejtë. Në këtë rast, menaxhuesit e marketingut duhet të dallojnë rolet dhe ndikimet relative të antarëve të ndryshëm të familjes, në mënyrë që të përcaktohen më mire karakteristikat e produktit të tij.
Mund të dallojmë deri në pesë role në një situate blerjeje:
- lniciatori; është ai që, për here të parë sugjeron iden e blerjes së produktit.
- Ndikuesi; çdo person që, drejtëpërdrejtë apo tërthorazi, ka një ndikim në vendimin përfundimtar.
- Vendimmarrësi; është një person që përcakton njërën ose tjetrën nga dimenzionet e ndryshme të blerjes: A duhet blerë? Çka të blehet ? Si të blehet ? Kur të blehet ? dhe Ku të blehet?
- Blerësi; është person që, e realizon aktin e blerjes.
- Përdoruesi; është ai që konsumon ose përdor produktin apo shërbimin.
Manaxhuesit e marketingut duhet t“i identifikojnë të gjitha këto role të Personave gjatë vendosjes për blerje, sepse ata ndikojnë gjatë krijimit të Produkteve dhe proceseve promovuese. Ata pyesën, për shembull, disa çifte duke u kërkuar të trgojnë se kush burri ose gruaja ka më shumë ndikim në njërin apo tjetrin vendim të blerjes.
Shumë studime u janë kushtuar fëmijëve dhe rolit të tyre në vendimet e bleries.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK