Derisa ëndërrojmë të jemi milionerë, ne në fakt shohim se si të mbijetojmë me atë që kemi. Dhe ky është gjithnjë e më shumë art i vërtetë. Në çdo gjë, këshillat e njerëzve super të pasur në mbarë botën ,që padyshim dinë të menaxhojnë paratë mund të ndihmojnë të paktën pak. Dhe nëse ata nuk kursejnë dhe thjesht harxhojnë shumë, në një moment pasuria e tyre do të shkrihet. Dhe çfarë thonë ata?

Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur në planet, ndër të tjera, përdor kuponët për të bërë blerje në dyqanet e ushqimit të shpejtë. Pra, vetëm për shkak se keni para nuk do të thotë që ju duhet t’i shpenzoni ato për gjëra që mund të blihen më lirë.

Paguani me para në dorë

Pagesa e gjërave me para në dorë është një nga këshillat më të mira për kursimin e parave. Është diçka që do ta dëgjoni sa herë që diskutohet për menaxhimin e parave,dhe jo pa arsye. Shpenzimi i parave të gatshme është akoma më i vështirë sesa të shpenzoni me një kartë krediti, të cilën ata thonë se as nuk e ndjeni , derisa gjithçka të vijë menjëherë. Duket se ne thjesht nuk e kuptojmë se sa para kemi dhënë derisa të kalojnë nga duart tona, kështu që ne mund të shpenzojmë atë që nuk duhet.

Provoni rregullin 50/20/30

Cili është rregulli 50-20-30? Është një shabllon që thotë se përpiquni të lini mënjanë 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet, faturat, etj., 30% për dëshirat dhe nevojat tuaja dhe 20% për kursimet. Rregulli vjen nga senatorja Elizabeth Warren, e cila e shkroi edhe  libër.

Praktikoni higjienën financiare

Praktika e higjienës financiare është thelbësore. Njerëzit e pasur i menaxhojnë mirë paratë e tyre falë zakoneve të mira financiare. Pra, ashtu siç lani dhëmbët çdo ditë, duhet të kujdeseni për buxhetin, kursimet, investimet dhe shpenzimet tuaja në baza mujore dhe madje javore.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author