Firmat individuale dhe firmat me ortakë mund te shtojnë kapitalin e tyre duke marrë hua nga miqtë ose nga banka. Kufizueshmëria e këtyre burimeve kufizon mundësitë e firmës për t‟u zgjëruar . Korporata paraqet një avantazh të theksuar ne këtë drejtim.Burimet financiare kryesore që mund të sigurojë korporata ndahen në burime financiare te jashtme dhe burime financiare te brendshme .

Për të sigurua burime financiare të jashtme korporata përdor  këto rrugë kryesore ; shitja e obligacioneve emetimi i aksioneve, marrja e kredive bankare‟

Shitja e obligacioneve

Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhurat të përvitshme, në bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë. Një obligacion  përbënjë detyrim afatgjatë , 10-15 vjeqar për korporatën. Korporata është e detyruar të paguaj vlerën e obligacionit në kohën e caktuar pavarësisht në se është me fitim apo jo.  Korporata kryen dy lloj pagesash ndaj mbajtësit të obligacionit :

a) Pagesën e interesit, e cila bëhet periodikisht cdo vit , gjatë gjithë jetës së obligacionit.

b) pagesën  e vlerës nominale të obligacionit në datën e maturimit të borgjit pra kur plotësohet afati I detyrimit

Emitimi i aksioneve

Egzistojn tri lloje :  aksione t; zakonshme ,aksione të preferuara dhe aksione të kovertushme                          1.Aksioni i zakonshëm –  I jep të drejtë mbajtësit të tij të jetë bashkë pronar i korporatës, të votoj në mbledhjen e përgjithshme dhe të marr pjesë ne zgjedhjen drejtorve

2.Aksionet e preferuara janë të ngjajshme më shumë me obligacionet se sa me aksionet e zakonshme  mbajtësit e tyre zakonisht kanë të drejtë të perfitojnë normë interesi fikse dhe nuk mund të kërkojnë rritjen e saj në qoftë se korporata ecen mirë.                                                                                                   3.Aksionet e konvertushme-  mbajtësit e aksioneve të konvertushme në dallim nga mbajtësit e aksioneve të dy llojeve të tjera kanë të drejtë për ti konvertuar ato në aksione të zakonshme në një datë të specifikuar.

Marrja e kredive bankare  – një rrugë për të rritur kapitalin e vet për korporatën është marrja e huas (marrja e kredis) nga banka ndryshim nga aksionet dhe obligacionet kredia bankare nuk shitet ne tregjet finaciare. Emitimi I aksioneve, shitja e obligacioneve, marrja e kredive bankare janë burime që vin nga jashtë.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

 

About Author