Psikologët kanë folur gjatë për faktin se kriza që shfaqet në jetë nuk është problem, por ajo që paraqitet si problematikë është faza e zhvillimit personal apo ndonjë moment kur është e nevojshme të bëni një hap i ri në jetë.

Por kjo nuk do të thotë se shenjat e krizës janë si zakonisht depresioni dhe trishtimi dhe ato nuk janë gjithnjë negative.

Kriza mund të ndodhë për shkak të ndonjë ndryshimi në kushtet e jetës, apo momente kritike si përfundimi i studimeve, fillimi i një punë të re, martesa, lindja e fëmijës, shpërngulja apo dalja në pension.

Të gjitha këto ndryshime shoqërohen nga disa vështirësi dhe kjo krijon tension. Por kur vëreni se jeni në atë periudhë, kjo do të thotë që ju duhet të ndryshoni dhe të ndërmerrni diçka në mënyrë që të bëni hapin e rradhës.

Ndonjëherë, nuk mund të jeni të vetëdijshëm për këtë, por vini re shenjat e mëposhtme:

Flini më shumë ose më pak se zakonisht.
Kriza gjithmonë shkakton stres te njeriut dhe ndikon edhe në ndryshimin e ëndrrave.
Ndonjëherë, ju nuk mund të zgjoheni deri në mesditë, ose mund të mos fleni deri në orët e herëta të mëngjesit.

Ju e krahasoni veten me njerëz të tjerë më të suksesshëm
Ndoshta edhe nuk jetoni ndonjë jetë të keqe, por kur kaloni në ndonjë krizë, ju jeni më të ndjeshëm dhe ndjeheni shumë të pasuksesshëm, kështu që është e mundur që të paraqitet varshmëri apo krahasim me njerëz të tjerë të suksesshëm që jetojnë ndonëse jetë më të mirë.

Është e vështirë të përqendroheni në atë që ka qenë e lehtë për ju kohëve të fundit
Vëmendja dhe përqendrimi funksionojnë mirë vetëm kur një person është i qetë dhe i bindur. Nëse vazhdimisht preokupoheni me ndjenja të panevojshme, fillon puna të bëhet më e vështirë, përqendrimi bie, edhe pse e njëjta gjë më herët për ju ka qenë interesante dhe emocionuese.

Ju dëshironi të lini gjithçka dhe të shkoni diku larg
Ndryshimet e mëdha në jetë që bartin vendime të vështira, peripeti dhe stres shpesh ndikojnë negativisht te njerëzit edhe në momentin e krizës, ata duan të lënë gjithçka dhe të largohen nga realiteti.

Disponimi juaj ndryshon shpejtë dhe në mënyrë dramatike
Gjatë krizës, puna e sistemit nervor dhe hormonet ndryshojnë. Kjo ndikon në disponimin tonë që ndryshon shumë shpejt dhe në mënyrë drastike.

Bleni rroba shumë më shpesh se më parë
Në momentet e krizës, njerëzit shpesh duan të kënaqen me diçka që i largon ata nga realiteti dhe i bën ata të gëzojnë të paktën disa çaste nga jeta.

Ju nuk dëshironi të gatuani
Nëse më parë keni hyrë në kuzhinë me kënaqësi në mënyrë që të gatuani diçka të shijshme, tani mund të tregoni një revoltë dhe nuk dëshironi të ndani ushqimin me askënd.

 Shpesh jeni nostalgjik
Në momente të vështira, kthimi në të kaluarën mund të ketë një efekt negativ, sepse e mbivlerësoni atë dhe mendoni se ishte shumë më mirë se tani.

Nuk planifikoni pushimet tuaja shumë kohë më parë
Nëse më herët ishit një tip i cili 6 muaj më parë kërkoje akomodim dhe vende për udhëtim, tani nuk ndërmerrni asgjë derisa vjen 1 muaj para se të udhëtoni, sepse thjesht nuk keni dëshirë.

Ndryshim dramatik në oreks
Nervoza dhe stresi janë të lidhura ngushtë me oreksin. Në varësi të personit, dikush do hajë sa më shumë që të jetë e mundur ta harron problemin, ndërsa të tjerët mund edhe të harrojnë të hanë.

Nuk ëndërroni dhe fantazoni
Gjithkush në kokë ndonjëherë ka fantazia dhe ëndrra që ka dëshië një ditë të bëhen realitet. Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Por, gjatë ndonjë krize, imagjinata pushon së qenurit pjesë e agjendës ditore.
Nuk është më interesante të ëndërrosh diçka që mendoni se nuk mund të realizohet.

Rrini me miqtë e vjetër
Në periudhën e krizës, ju filloni të vini re se miqtë e interesit ngadalë fillojnë të tërhiqen dhe kjo është normale.
Nuk është normale nëse keni një dëshirë obsesive për të komunikuar me çdo kusht me miqtë e fëmijërisë.

I vononi obligimet e juaja
Nëse po kaloni një periudhë krize, do të vini re se sa ngadalë ju i anuloni ose i neglizhoni obligimet  dhe i kaloni të gjitha aktivitetet shtesë.
Ndonjëherë, ndoshta nuk dëshironi të shkoni edhe në punë dhe do mendoni justifikime. Turpëroheni nga kjo, por mendoni se nuk mund të ndryshoni asgjë. Kjo do të thotë se kriza është tashmë në një fazë serioze dhe ju ka përfshirë në të. Mos e lini atë në këtë mënyrë dhe luftojeni atë.

Kërkoj falje për çdo veprim
Vetëbesimi është në nivel të ulët gjatë një krize, prandaj nga këtu vijnë sulmet e frikshmërisë dhe kërkim faljeje në çdo situatë.

Keni frikë
Ju nuk dini çfarë të bëni më tutje dhe çfarë do të jetë e ardhmja juaj. Kjo ju frikëson dhe ju bën të mendoni për gjërat negative që mund të ndodhin.

Ju nuk i besoni përkrahjes së askujt
Gjithkush ka shqetësimet e veta dhe kjo është plotësisht normale. Por kjo nuk do të thotë që askush nuk ka nevojë t’ju ndihmojë në kohë të vështira.
Gjatë krizës, është e vështirë për ju që të afroheni me situatën dhe të kuptoni se kujt mund t’i besoni dhe të kërkoni ndihmë nga ai.

Si ta tejkaloni krizën ?
Së pari, ngadalësoni ritmin. Sigurisht, nuk është e lehtë, por nëse nuk ndalesh me vullnetin tënd, jeta herët ose vonë do të të ndalojë në mënyrë të dhunshme.

Merrni disa ditë të lira, fikni telefonin tuaj, mendoni dhe vendosni se çfarë është e rëndësishme dhe e vlefshme për ju.

Pranoni veten dhe qëllimet tuaja që keni vendosur për atë periudhë. Dhe filloni të veproni.

Rregulli kryesor për tejkalimin e çfarëdo krize në jetë nuk është të mos fshiheni, por të luftoni dhe t’i zgjidhni gjitha problemet, pavarësisht sa do jetë e vështirë.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B