Nga shkaqet kryesore që na pengon nga lumturia, janë:

Largimi nga Zoti i Madhërishëm

A ndihesh i mërzitur?

A ndihesh i lodhur?

A ndihesh i hidhëruar?

A ndjen ngushtim në gjoks?

A ndihesh në depresion?

Nëse kjo është ajo që ti ndjen këto momente, dije se ke mangësi në kryerjen e të drejtave të Zotit nga ana jote. Fillo t’i rishikosh llogaritë e tua me Zotin! Përpiqu t’i ndreqësh mangësitë në marrëdhënien tënde me Krijuesin, e gjithashtu edhe për sa i përket anës së marrëdhënieve të tua me njerëzit!

Të këshilloj t’i lutesh Zotit me zemër të sinqertë, plot pendesë, për çfarë ka kaluar… për të drejtat e Zotit që ti i ke shkelur!

Kërkoji vetë llogari vetes tënde, përpara se të vijnë të tjerë të të kërkojnë llogari për punët e tua! Shpejto të pendohesh tek Zoti, përpara se të të mbërrijë shpirti në fyt që të dalë, sepse të qenët larg të Madhërishmit, të jep një ndjesi të pasigurisë, të parehatisë dhe të vrasjes së ndërgjegjes, gjë e cila çon në mjerim dhe palumturi.

Vlerat e dobëta

Vlera është filozofia jote për jetën.

Kur i premton diçka një personi, ti e bën atë të ketë pritshmëri, e nëse del e kundërta, atëherë vijnë ndjesitë negative, dhe prej saj fillon të krijohet vrerosja.

Vlerat e forta lindin entuziazëm të fortë, i cili të jep motiv për punë. Puna, si rrjedhojë, krijon “sjelljen” e njeriut… Sjellja e dobët, pra, buron nga vlerat e dobëta.

Njerëzit në rrugë kanë vlera të lëkundura… Për shembull një zonjë thotë se gjëja më e rëndësishme për të janë fëmijët e saj. Unë e pyes: Nëse ti gëzon shëndet të mirë, a do të jesh në gjendje t’i bësh të lumtur fëmijët e tu?

Ajo thotë: Natyrisht!

Po nëse shëndeti i saj nuk është i mirë? Tani ajo fillon të mendojë se gjëja më e rëndësishme është shëndeti… Pastaj e pyes: Kush ta dha këtë shëndet?… Dhe ajo thotë: Zoti.

Pra, gjëja më e rëndësishme në jetën tënde është Zoti Madhërishëm, pastaj shëndeti, pastaj… pastaj… derisa të mbërrijmë tek fëmijët, që mund të renditën në vendin e 50-të, në jetën tonë. Që do të thotë se, vlerat nuk janë të renditura në mënyrën e saktë. Që të bëhet një nënë e mirë, ajo duhet t’i sistemojë vlerat e saja, pastaj të fillojë të ndërtojë të ardhmen. Pastaj hyjmë të përcaktojmë qëllimet, dhe se si mundet njeriu ta jetojë ëndrrën e tij.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author