Lavdëroje për punën e mirë

Më rëndësi është që çdoherë t’i nxisim fëmijët tanë drejt suksesit dhe arritjes së notave të larta, por më e rëndësishme është që mos ta marrim këtë si sebep për t’i përbuzur përpjekjet dhe arritjet e tyre, me arsyetimin se ka nota më të larta që kanë mundur t’i arrijnë. Nxitja për në atë që është më e mira nuk do të thotë që mos t’i lavdërojmë për rezultate të mira.

Lavdërimi i përmbajtur për sjelljen e mirë dhe pozitive:

– E shton qëndrueshmërinë e veprës në shpirtin e nxënësit-fëmijës.

– Ia rrit vetëbesimin.

– E edukon të ketë këndvështrim pozitiv për njerëzit dhe sjelljet.

– E stërvit ta përdorë metodën e lavdërimit.

– E afron edukatorin më afër tij.

– Ia shton bindjen dhe mendimin pozitiv për edukatorin, pra e kupton se edukatori nuk i shikon vetëm të metat e nxënësit.

Gjatë momenteve të edukimit përfitohet edukim tjetër, si:

– Njoftimin e nxënësit për shkakun e gabimit të tij.

– Kujtimin e tij për hapat e njëpasnjëshëm që më herët i ka kaluar në edukim, me qëllim që nxënësi herën tjetër të ndalet te hapi i parë.

– Stërvitja e tij për durim, ballafaqim dhe mosankim, sepse këto janë nga cilësitë e trimit.

– Edukimin e tij me sinqeritet duke e mësuar atë se sinqeriteti është shpëtim në dynja dhe ahiret.

– Kultivimin e bindjes në shpirtin e tij se edukimi nuk nënkupton urrejtjen e tij, por është mëshirë dhe mbrojtje për të që të mos dëmtohet.

Ekspozimi jo i drejtpërdrejtë i atij që gabon

Përdorimi nganjëherë i metodës së ekspozimit jo të drejtpërdrejtë të atij që gabon duke u mjaftuar me qartësim të përgjithshëm në formën “si ndodh që disa njerëz ta bëjnë këtë vepër?” është i dobishëm, e nga ato dobi, përmendim:

– I ruhet fytyra në mesin e njerëzve.

– Është më e pranueshme si metodë dhe lë më shumë gjurmë në shpirt.

– Edukatori e ruan pozitën e tij dhe shtohet dashuria për të.

– Iket nga reagimi negativ i atij që gabon dhe i jepet përkrahje të dalë fitimtar karshi nefsit të vet duke e larguar nga polemika me të kotën dhe nga zbukurimi i veprës së keqe që ia bën shejtani.

Mirëpo…

Këshilla e përgjithshme është metodë që i ka specifikat e veta, e në veçanti në situata të sikletshme, megjithatë prej mangësive të tij është se mundet që veshi apo zemra e atij që gabon të mos e dëgjojnë, ose ai të mendojë se i dedikohet dikujt tjetër e ta harrojë veten. Për këtë shkak, nuk mund t’i iket mesazhit të drejtpërdrejtë duke e këshilluar nxënësin në vetmi. Kjo e bën atë ta ndiejë përkujdesjen, dhembshurinë dhe sinqeritetin e edukatorit në këshillën e tij si dhe e largon çdo pengesë që mos ta pranojë këshillën. Kjo lë gjurmë më të thella në shpirtin e tij, nuk e lë ta harrojë atë dhe pranimi i këshillës depërton thekshëm në zemër.

Si duhet të sillesh kur fëmija yt gabon?

Ndodh që prindërit të befasohen me fëmijën e tyre se ka vjedhur ndonjë gjë prej shokut apo në treg. Në rast të tillë nuk duhet të pakësojmë nga pesha e gabimit, por hapat e radhës për zgjidhjen e problemit duhet marrë me qetësi:

– Fillojmë njëherit të bisedojmë me të dhe ia qartësojmë gabimin para se ta qortojmë, ia mësojmë domethënien dhe vlerën e pronës private dhe dallimin në mes të vjedhjes dhe huazimit me leje.

– Ia ngjallim vetëdijen për mbikëqyrjen e Allahut.

– I shërojmë faktorët që e nxisin deri në vjedhje si shoqëria e keqe, ndjenja se është i privuar (nga prindërit), filmat etj.

– Kërkojmë prej tij ta vendosë veten në pozitën e atij që e ka vjedhur.

– E urdhërojmë ta kthejë sendin e vjedhur duke i kërkuar falje.

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *