Si të sillemi me atë që gabon

Nëse dëshiron ta pranojë këshillën dhe ta respektojë udhëzimin tënd ai që gabon, largoju gjërave që e provokojnë atë, si: shpalosja e gabimit të tij ndër njerëz, qortimi dhe rritja e gabimit përtej madhësisë reale. Ji i butë me të, mbuloja gabimin, binde me argumente, lëvizja imanin me këshillë, angazhoja ndjenjat të largohet prej gabimit dhe të pastrohet nga gjurmët e tij, jepja ndjenjën se ende ka mundësi për ta përmirësuar gabimin.

Kthehu dhe falu përsëri

“Kthehu dhe falu përsëri, sepse ti nuk je falur!”, derisa namazfalësi i tha: “Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën, unë nuk di përveç kësaj mënyre të falem. Prandaj, më mëso!”64 Prej dobive edukatore të hadithit, përmendin:

– Edukatori duhet të jetë syhapur karshi veprimeve të atij që e edukon dhe situatat t’i shfrytëzojë në favor të edukimit.

– Nga urtësia nganjëherë është të kërkohet prej gabimtarit ta ripërsëritë veprën që fillimisht ai vetë ta përmirësojë atë.

– Kur gabimtari nuk e vëren gabimin e tij, patjetër duhet që të tjerët t’ia bëjnë me dije atij.

– Ta bësh nxënësin të përmallohet për informacionin dhe ta bësh të ndiejë nevojë për të para se t’ia japësh, është më mbresëlënëse dhe më thellë mbillet në shpirt.

Braktisja e fëmijës kur gabon

“Kur Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e vërente se dikush prej familjarëve po gënjen, largohej prej tij dhe nuk i fliste, derisa ai ta braktiste veprimin e tij dhe të pendohej.”65

Distancimi nganjëherë prej fëmijës kur gabon është metodë edukative e dobishme, por për ta arritur qëllimin duhet patjetër që edukatori të jetë me peshë tek ai që edukohet, përndryshe bojkotimi nuk do të jetë pozitiv, bile ndoshta mund ta ndiejë veten se tashmë është rehatuar.

Lutja për atë që gabon

E sollën një burrë që kishte pirë alkool te Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe tha: “Goditeni (jepjani ndëshkimin e caktuar fetarisht)”. Por disa nga të pranishmit i thanë pirësit të alkoolit: “Allahu të poshtëroftë!” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kur i dëgjoi u tha: “Mos thoni ashtu, mos i ndihmoni shejtanit kundër tij, por thoni: O Allah, fale, o Allah, mëshiroje.”66

Nëse inkurajohemi të lutemi për dhe jo kundër pirësit të alkoolit, i cili duhet ta marrë dënimin e caktuar fetarisht, parashtrohet pyetja se si duhet të jemi me fëmijët tanë kur gabojnë dhe gabimet e tyre nuk e kanë arritur këtë shkallë.

Vëri mënjanë disa prej mjeteve të tua

Nëse të mjafton në procesin e edukimit heshtja jote, ruaje për më vonë zërin tënd.

E, nëse të mjafton zëri yt, mos e përdor shkopin tënd.

Përveçse në fytyrë

Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kur dikush prej juve të godasë, le t’i ikën fytyrës.”67

Udhëzimi profetik detyron që gjatë edukimit t’i iket goditjes në fytyrë për shkak të:

– Nderimit dhe fisnikërimit të fytyrës, sepse fytyra është pjesa e përparme e trupit, në të janë bukuritë e njeriut dhe pjesët e tij të buta.

– Për ta ruajtur nga lëndimi që mund të vijë si pasojë e goditjes.

Vëri mënjanë disa prej mjeteve të tua

Nëse të mjafton në procesin e edukimit heshtja jote, ruaje për më vonë zërin tënd.

E, nëse të mjafton zëri yt, mos e përdor shkopin tënd.

Përveçse në fytyrë

Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kur dikush prej juve të godasë, le t’i ikën fytyrës.”67

Udhëzimi profetik detyron që gjatë edukimit t’i iket goditjes në fytyrë për shkak të:

– Nderimit dhe fisnikërimit të fytyrës, sepse fytyra është pjesa e përparme e trupit, në të janë bukuritë e njeriut dhe pjesët e tij të buta.

– Për ta ruajtur nga lëndimi që mund të vijë si pasojë e goditjes.

Shkaku i ndëshkimit

Automatikisht, kur fëmija e ndien se nëna ose babai i tij po e ndëshkojnë se kinse nuk e duan e jo se ai ka gabuar, ndëshkimi në këtë rast e humb gjurmën e tij edukuese dhe mund të çojë në efekte të kundërta. Me rëndësi është të pohohet se shkaku i ndëshkimit është gabimi e jo se ata nuk e duan atë.

Ndëshkimet edukative duhet të jenë të përmbajtura sipas rregullave fetare

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk i takon askujt ta ndëshkojë dikë pa bërë padrejtësi, pa i tejkaluar kufijtë dhe pa e lënë ndonjë obligim. Nëse dikush bën gabim, nuk lejohet të ndëshkohet jashtë ndëshkimit që e japin rregullat e fesë. Nuk i takon mësuesit dhe edukatorit të ndëshkojë sipas qejfeve të tij dhe askujt nuk i lejohet ta përkrahë dhe të pajtohet me të për veprimin e tij.”68

Baraspeshë

Ashpërsia jote e tepërt me fëmijën e largon atë prej teje, teprimi yt në llastimin e tij të largon ty prej tij, prandaj bëhu i mençur, sepse, përndryshe, do të dalin kapistrat prej dorës sate.

Rikujtimi i gabimeve

“Unë nuk harroj se e ke bërë këtë”; rikujtimi i gabimit, poshtërimi për gabimin e mëhershëm dhe hapja e plagës pasi është mbyllur, janë pengesë për ta pranuar mësimin e edukatorit, bile mund të bien shkak për devijimin pas udhëzimit! Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thoshte: “Nëse skllavja që është nën pronën e dikujt prej jush kryen imoralitet dhe qartësohet veprimi i saj, ndëshkojeni atë sipas rregullave fetare dhe mos e poshtëroni atë (për mëkatin e saj).”69

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *