Përpiquni që të paktën disa prej këtyre shprehive të bëhen përditshmëri e juaja.

Falënderim  për atë që keni

Në vend që vazhdimisht të mendoni për atë që nuk keni , përqendrohu në atë që posedoni. Ji mirënjohës për njerëzit në jetën tënde, për mundësinë për të arritur diçka, për ditën e re …

Qëndrim pozitiv

Një nga shprehitë më të mira që mund të përvetësoni është një pamje pozitive e ngjarjeve.  Duke pranuar faktin se disa gjëra janë jasht kontrollit tuaj, ju do të arrini paqen emocionale.

Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik

As që duhet të përmendim se sa e rëndësishme është të konsumohet ushqim i shëndetshëm, të pini ujë të mjaftueshëm dhe të jeni aktiv fizikisht. E gjithë kjo  vjen nga kujdesi i mirë për  shëndetin.

Menaxhimi i kohës

Gjeni një sistem që ju përshtatet dhe zbatoni atë. Kjo nuk është një gjë e ndërlikuar, por kërkon angazhim dhe  punë të vazhdueshme .

Qëllimet ditore

Duke krijuar detyra dhe qëllime të përditshme , dita  merr kuptim dhe ia lehtësoni vetës suaj.

Kursimi dhe investimi

Menaxhimi i mençur i parave është i një rëndësie të madhe kur bëhet fjalë për financat. Krijoni një shprehi të shpenzoni më pak, investoni më mencur, por mbani gjithashtu evidencë për çdo denar të shpenzuar.

Mësim i vazhdueshëm

Çdo ditë është një mundësi për një mësim të ri. Mos e lëshoni “orën”.

Mos prolongoni

Nuk është thënë së koti  “mos e leni punën e sotme për nesër”, ngase nuk e dini se çfarë mund të sjellë dita e nesërme.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author