Ju po mendoni për biznesin tuaj, por ju ende jeni të pavendosur. Ju keni nevojë për më shumë kohë, të dhëna më të sakta, ose ndoshta jeni duke pritur guximin e nevojshëm për t’u angazhuar në një aventurë sipërmarrëse.

Para jush janë disa fakte, domethënë, thënie të mençura që erdhën nga ata që kanë përjetuar tashmë dhe  kanë siguruar vendin e tyre në botën e biznesit.

  • Nëse ju nuk udhëheqni , askush nuk do t’ju ndjekë. Prandaj, ji një njeri i besuar, një person që dëshiron të ndihmojë.
  • Nëse nuk keni kontroll mbi biznesin, nuk e zotëroni atë. Jini fleksibël, por mbani litarët në duart tuaja.
  • Prioriteti i parë duhet të jenë burimet e kompanisë suaj.  Në çdo mënyrë, mbroni njerëzit dhe mjetet me të cilat punoni.
  • Planifikimi është përgatitje për atë që vijon, e  jo parashikim  për zhvillimet e ardhshme. Mos bëni supozime, jini të përgatitur për cfarëdo skenari.
  • Nëse nuk e reklamoni biznesin tuaj, nuk do ta keni edhe atë. Në asnjë moment mos harroni se njerëzit duhet të dinë për ju.
  • Tregu është si një zonë ushtarake. Çdo kompani ka konkurrentë. Nëse nuk ka,  ndërsa ajo është e suksesshme në një kohë të shkurtër do të ketë konkurrentë.
  • Ju nuk duhet ta dini vetëm industrinë në të cilën punoni. Ju duhet të dini se si të zhvilloni një biznes dhe të aplikoni rregullat që zbatohen kudo.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author