Keni dëshiruar ndonjëherë që dita të zgjatet të paktën edhe disa orë? Sigurisht jeni ballafaquar me zhgënjim për të balansuar projekte të ndryshme dhe obligimet, e të ju mungojnë vetëm një ose dy orë më tepër që ti kompletoni.
Pra, si të gjeni më shumë kohë brenda ditës dhe të nxjerrni maksimumin nga një ditë pune e juaja?
NDALO ME MIKROMENAXHIMIN!
Heqni dorë nga nevoja për të bërë gjithçka ashtu siç dëshironi, ose duke qëndruar në mbledhje për t’ua rikujtuar të punësuarve për të kryer detyrat e thjeshta, do t’ua kursej 5 deri në 10 minuta në orë .
Duhet që të ju besoni njerëzve që i punësoni.
SHPENZONI 10 SEKONDA PËR TË MARRË VENDIM
Numrimi prej 10 sekondash mundet të ju ndihmoj të jeni më produktiv. Jepni vetes 10 sekonda për të vendosur se cilave gjëra duhet t’u jepni prioritet. Zgjedhni një detyrë dhe merruni me të. Pastaj përsëriteni procesin. Ky proces do të ju mundësoj që të mos i ndryshoni punët dhe të keni kontrollin mbi listën e detyrave tuaja.
ZGJOHUNI NË ORA 5 TË MËNGJESIT, DY HERË NË JAVË
Në qoftë se dëshironi të ndani kohë për familjen tuaj, dhe poashtu nuk dëshironi të mbeteni pas me punë, taktikë efektive mund të jetë zgjimi herët disa herë në javë. Mundësia për të fituar edhe një ose dy orë më tepër, për të kryer punë të vogla ose të riorganizoheni, do t’u liroj më shumë kohë për tu fokusuar në punët më të rëndësishme gjatë orarit të punës.
ÇAKTIVIZONI NJOFTIMET TELEFONIKE
Vetëm një zë nga telefoni juaj është i mjaftueshëm që të ju largoj nga puna juaj. Për këtë arsye çaktivizoni njoftimet, notifikimet dhe postat elektronike. Vendosni orë të caktuar të ditës, në të cilat do ti përgjigjeni porosive dhe thirrjeve. Shumica e punëve nuk kanë rëndësi të madhe për të reaguar menjëherë.
MESONI TË KUPTONI KUR JU NEVOJITET PAUZË
Për shumë njerëz koha më produktive është në mëngjes kur është plotë energji. Por, pas disa orëve koha bëhet gjithë e më pak produktive. Pasi të keni arritur pikën kur përparimi është i ngadaltë apo mendja juaj fillon të lodhet atëherë merrni pauzë prej 30 minutave. Pasi që të ktheheni, përsëri do të jeni të gatshëm për të shfrytëzuar kohën tuaj në mënyrë kualitative.
Përktheu dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK