Shumica e sipërmarrësve mund të mos jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre dëmtojnë biznesin e tyre. Nëse e gjeni veten në tre pikat e ardhshme është koha të ndryshoni disa gjëra. 

Keni frikë nga ndryshimi 

Dikur duheshin vite që njerëzit të pranonin një ide të re dhe të mësoheshin me një produkt të ri. Por sot teknologjia po evoluon shumë shpejt dhe kushdo që nuk do të jetë në trend me arritjet dhe kohën rrezikon shumë. Pavarësisht se çfarë bëni, ndryshimi është një pjesë kryesore e çdo biznesi. Bëni një analizë dhe shikoni se ku është më e nevojshme të aplikoni teknologji të reja dhe çfarë aftësish do të duhet të keni për të mos mbetur pas të tjerëve. 

Nuk pranoni ide të reja 

Është normale që të gjithë të drejtohen nga një skemë dhe plan i caktuar që ishte përgatitur më parë dhe shërbente si një platformë për ndërtimin e një biznesi. Por, herë pas here do të dëgjoni një mendim të ri, një ide të re, do të hasni një mundësi të re. Nëse jeni të kufizuar dhe të vendosur të jeni skllav i kufizimeve tuaja, mos prisni sukses të madh. Ata që morën rrezikun fituan, pjesa tjetër ngelën në pozitën e njëjt. 

Mendoni se mund të bëni gjithçka më së miri 

Kjo është një pengesë klasike për shumicën e sipërmarrësve, të cilët, të shtyrë nga vetja e tyre, nuk e njohin që dikush tjetër ndonjëherë mund të ketë të drejtë dhe t’i përgjigjet më mirë detyrës. Sigurisht që ju jeni themelues i gjërave dhe fjala juaj do të jetë e fundit. Por për të qenë në gjendje të arrini më shumë, keni nevojë për ndihmë nga njerëzit e tjerë. Delegimi i detyrave është i mirë dhe duhet të bëhet sa herë që keni shumë punë për të bërë. Duke menduar se askush përveç jush nuk mundet, ju thjesht sabotoni biznesin tuaj. 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Burimi:

Biznisinfo.mk

About Author