•Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalëshe në fjali si dhe rolin që luajnë ato.
-Përbërësit kryesorë të fjalisë
•Dallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:
•Grupi emëror (kryefjala);
•Grupi foljor (kallëzuesi);
•Grupi emëror tregon për personat për të cilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarë thuhet për ta:
Të gjithë fëmijët(Grup emëror) rrinin të qetë(Grup foljor).
-Fjalia dhe përbërësit e saj
•Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka. Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruar ato përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).
•Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumëse njëfolje.
[vazhdon…]
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK