Për të analizuar dhe kuptuar më mirë sjelljen e firmës dhe të degës është e nevojshme të dallojmë tre periudha kohore të mundshme të ekuilibrit të tregut:

 Ekuilibri momental, ku oferta është fikse.

 Ekuilibri afatshkurtër, ku firmat mund të rrisin prodhimin, megjithëse kapitali mbetet i pandryshuar.

 Ekuilibri afatgjatë, ku të gjithë faktorët e prodhimit mund të ndryshojnë.

1). Ekuilibri momental, supuzojmë një rritje të kerkesës për një të mirë që prishet shpejtë, si qumështi për një periudhë fare të shkurtër, për shembull ditore. Oferta është e dhënë e pandryshuar, sepse prodhimi kërkon një kohë për t‟u rritur, prandaj një rritje e kërkesës do të rritë shumë çmimin momental të qumështit. Kjo rritje e madhe e çmimit është e nevojshme për të racionuar ofertën midis konsumatorëve.

2). Ekuilibri afatshkurtër – një rast konkret çmimi i lartë mbizotëruese në treg nxitë pronarët e deleve të marrin punëtorë të rinjë dhe të përdorin më shumë ushqim për delet. Edhe pse ata nuk kanë mundësi që për një kohë të shkurtër të blejnë dhe të fusin dele ekzistuese të reja në prodhim, ushqimi dhe shërbimi më i mirë ndaj deleve ekzistuese do të jepte një sasi më e madhe qumështi për treg se ajo ekuilibrit momental. Çmimi i ekuilibrit për periudha afatshkurtra është më i ulët se çmimi i ekuilibrit momental.

3). Ekuilibri afatgjatë – Në periudha afatëgjata është e mundshme të rritet numri i deleve dhe mundë të permirsohet edhe teknologjia, që do të çonte në një ofertë më të madhe të qumështit.Pra midis periudhave afatgjata dhe periudhave afatshkurtra ekzistojnë ndryshime, të cilat shfaqen në keto aspekte thelbësore:

 Në periudha afatgjata (LR) nuk ka kosto fikse të gjitha kostot janë të ndryshueshme.

 Duke qënë se në periudha afatgjata firma mundë të ndryshojë madhësin e impianteve të saj,

 Në periudha afatëgjata kemi hyrje të firmave të reja në degë ku firmat ekzistuese marrin fitim ekonomik. Nga ana tjetër, kemi dalje të firmave nga dega në qoftë se ato nuk marrin të paktën fitimin normal, pra pasojnë humbje ekonomike.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author