Duke besuar çështjen e kartëmonedhave të një autoriteti qendror u largua rreziku i falimentimit, por rriti spektrin e inflacionit. Kjo do të ndodhte nëse një bankë qendrore do të printonte shumë para.  (Për ta kuptuar: imagjinoni nëse jeni shitës vezësh, dhe papritur të gjithë kanë dyfish para më shumë nga sa kishin, ju do të tregoheshit budallenj nëse do të vazhdonit t’i shisnit vezët me të njëjtin çmim). Ishte rreziku i inflacionit, në mes shumë faktorësh të tjerë, që shtynë qeveritë t’i bashkoheshin Standardit të Arit, që tregonte se paratë ishin me të vërtetë të bërë prej metali të çmuar.

Standardi i Arit ishte një mekanizëm, që fiksonte vlerën e monedhave dhe të kartëmonedhave të vendeve pjesëmarrëse në Standardin e Arit. Ky standard operonte si brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit, mbante nën kontroll inflacionin duke siguruar që oferta e parasë të mbetej relativisht konstante. Ndërsa në sferën ndërkombëtare, kishit efektin e fiksimit të kurseve të këmbimit mes kombeve të përfshira.

Përfitimet e kurseve të këmbimit përfshinin stabilitetin dhe një balancim të çmimeve ndërmjet kombeve. Nëse Britania bëri një përparim teknologjik që rriti prodhimin ekonomik, çmimet e saj do të binin. Dhe duke supozuar se çmimet e Shteteve të Bashkuara do të qëndronin të njëjtat, kjo do t’i bënte produktet britanike më të pëlqyera nga një perspektivë amerikane, dhe produktet amerikane do të ishin më pak të pëlqyeshme nga Mbretëria e Bashkuar. Standardi i Arit pati një ecuri shumë të mirë për aq kohë sa të gjithë luanin pastër. Në SHBA, për shembull, inflacioni midis viteve 1880 dhe 1914 përparonte mesatarisht me 0.1% për vit. Problemi qëndronte se shumë kombe ishin të prirura të mashtronin. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në vitin 1914, vendet filluan të hidhnin poshtë librat e tyre të rregullave. Ata filluan të printonin para për të financuar përpjekjet e tyre të luftës dhe si pasojë Standardi i Arit u prish. Ky standard u rikthye në një formë të modifikuar në vitin 1925, por përsëri u rrëzuar për shkak të paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga Depresioni i Madh.

Në vitin 1931, Britania hoqi dorë nga Standardi i Arit si rezultat i daljeve masive të arit nga arkat e kombit. Pasuesja e Standardit të Arit ishte Sistemi Bretton Woods, e emëruar prej rezortit “New Hampshire”. Edhe një herë u fiksuan kurset e këmbimit me një marzh gabimi 1%, por tipari kryesor ishte se të gjitha vendet pjesëmarrëse përveç SHBA-së ishin të lejuara të shlyenin borxhet e tyre në dollarë amerikanë. Por për fat të keq kjo gjë nuk zgjati shumë, se edhe SHBA-së po i mbaronte ari, gjë që vinte të gjithë sistemin në rrezik. Në vitin 1971, Presidenti Nikson deklaroi se SHBA-ja nuk do të jepte më ari në këmbim të dollarëve. Standardit të Arit i erdhi fundi një herë e mirë.

 

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

About Author