Elon Musk ka qenë shumë prezent në lajmet e kohëve të fundit duke përfshirë zbulimin e modelit Tesla 3, në të cilin kanë arritur një numër mahnitës të para shitjeve, duke rezultuar në miliarda të të ardhurave brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Në vijim do të paraqesim një koleksion të pabesueshëm të thënieve frymëzuese nga Elon Musk.

Për ata që ende nuk kanë njohuri se kush është Elon Musk, do të cekim disa informata të shkurta për të. Ai ishte bashkë-themelues i PayPal, dhe tani është bashkë-themelues i Tesla, dhe CEO i SpaceX, si dhe kryetar i SolarCity.

Pas shitjes së PayPal, Musk vendosi të gjithë kapitalin e tij nga shitja në tre sipërmarrjet e tjera të lartpërmendura.

  1. “Kur diçka është mjaft e rëndësishme, ju bëne atë edhe nëse mundësitë nuk janë në favorin tuaj.”
  2. “Hapi i parë është të vërtetoni se diçka është e mundur; atëherë me siguri ajo do të ndodhë.”
  3. “Gabimi im më i madh është ndoshta se po e vlerësoj më shumë talentin e dikujt dhe jo personalitetin e tij. Mendoj se më shumë ka rëndësi nëse dikush ka një zemër të mirë. “
  4. “Nëse ngriheni në mëngjes dhe mendoni se e ardhmja do të jetë më mirë, është një ditë e ndritshme. Përndryshe, nuk është. “
  5. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi feedback të vazhdueshëm, ku ju në mënyrë konstante të mendoni për atë që keni bërë dhe si mund ta bëni më mirë.”
  6. “Disa njerëz nuk duan të ndryshojnë, por ju duhet të përqafoni ndryshimin nëse alternativa është katastrofë.”
  7. “Unë nuk e kaloj kohën duke përsëritur rreth gjërave me koncept të lartë; Kaloj kohën time duke zgjidhur problemet e inxhinierisë dhe prodhimit .”
  8. “Njerëzit duhet të ndjekin atë që ata janë të pasionuar. Kjo do t’i bëjë ata më të lumtur se shumë gjëra të tjera. “
  9. “Sa më shumë që të jetë e mundur, shmangni punësimin e personave që kanë kryer MBA(Master of business administration). Programet MBA nuk u mësojnë njerëzve se si të krijojnë kompani. “
  10. “Njerëzit punojnë më mirë kur e dinë se çfarë është qëllimi dhe pse. Është e rëndësishme që njerëzit të presin me padurim të vijnë për të punuar në mëngjes dhe të shijojnë punën e tyre. “
  11. “Ngulmimi është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të dorëzohesh nëse nuk je i detyruar të dorëzohesh. “
  12. “Nëse po përpiqesh të krijosh një kompani, është si pjekja e një torte. Ju duhet të keni të gjithë përbërësit në proporcion të drejtë. “
  13. “Ti mund të thuash, ‘Mirë, pse pati sukses ai, aty ku të tjerët nuk e kanë?'”
  14. “Dështimi është një opsion këtu. Nëse gjërat nuk ju dështojnë, ju nuk jeni mjaft inovativ. “
  15. “Talenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është si një ekip sportiv, ekipi që ka lojtarin më të mirë do të fitojë shpesh, por pastaj ka një shumëzues nga mënyra se si këta lojtarë punojnë së bashku dhe strategjinë që ata aplikojnë. “

Përktheu dhe përshtati:

STUDENTET.MK
About Author

Admin_B