Pavarësisht nëse jeni drejtor apo punonjës, ju iu nënshtroheni kritikave qofshin ato pozitive apo negative. Është mirë kur lavdëroheni, por çfarë ndodh kur pranoni vlerësime negative?
Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj kësaj kritike. Ajo që është e rëndësishme është të nxjerrni dobi nga veprimi juaj në mënyrë që të mos përsëritet në të ardhmen.
Përgjigjet në këto tre pyetje mbartin zgjidhjen si në vijim.
Çfarë mund të mësoj nga kjo kritikë?
Së pari ajo që është më e rëndësishme është të pranohet kritika si e tillë, dhe pastaj të ngrihet një seri pyetjesh. Çfarë është dobia ? është ndoshta më e rëndësishmja prej tyre, përgjigjja e të cilëve do t’i japë “peshë” kuptimit të tërë situatës. Është mirë nëse i shkruani të gjitha gjërat që keni mësuar dhe t’i mbani mend me qëllim që gabimi mos të përsëritet.
Si u ndjeva për të dhe pse është kështu?
Mos kini frikë të shprehni emocionet tuaja. Kritika mund t’ju ketë goditur dhe nuk është e thjeshtë të flasësh për të, por edhe më keq është t’i varrosësh ndjenjat. Vetëm nëse e pranoni vetë pse jeni ndier në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të kapërceni atë që ndodhi.
Cili është hapi tjetër?
Jini të qartë dhe konkret. Shikoni faktet, të metat dhe shihni se ku ka më shumë hapësirë për të mësuar dhe përmirësuar. “grumbullo gjithçka” me një inteligjencë të madhe emocionale dhe rëndit hapat e ardhshëm të cilat duhen të ndërmerren. Puna duhet të vazhdojë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK