Rendi kryefjalë + këpujë + pjesë emërore është rendi i drejtë dhe neutral sa herë që kryefjala përbën temën dhe pjesa emërore remën. Kryefjala dhe kallëzuesi (ose grupet e tyre) ndahen me një pauzë të shkurtër. Mbi pjesën emërore bie theksi i frazës:

Ari është metal. Dhoma ishte e ngrohtë. Tabana ishte tip i kundërt. Ajo ishte e qeshur. Nata ishte pa hënë.

Rendi këpujë + pjesë emërore + kryefjalë është rend i anasjelltë i paplotë kryesisht me theksim emfatik. Mbi pjesën emërore bie theksi logjik:

Ishte i rëndë operacioni. Është skraparlli Myrtoja.

Rendi pjesë emërore + këpujë + kryefjalë është rend i anasjelltë i plotë më së shumti me theksim emfatik. Pjesa emërore është remë dhe mban theksin logjik:

E tillë ishte djemuria e asaj kohe.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author