- Rregull i artë: Mos prisni gjithçka nga universiteti.
Programet e tyre janë pothuajse të ngjajshme me njëra-tjetrën. Nëse e kryeni vetëm duke hyrë në ligjërata dhe duke marrë nota të mira atëherë do të diplomoheni si një student mesatarë. Koha sa jeni në universitet është shumë e vlefshme. Nuk duhet ta shfrytëzoni këtë kohë vetëm nëpër ligjërata. Duhet të përfitoni maksimalisht nga rrethi social i universitetit dhe qytetit ku gjendeni. Edukimi është përgjegjësia juaj. Duhet të merrni iniciativë. - Ligjëratat nuk janë të mjaftueshme por prapë duhet të merrni pjesë.
Dy javët e para, në vitin e parë të universitetit nuk janë pushim, duhet ta merrni seriozisht prej ditës së parë. Gjithashtu mos u mjaftoni vetëm me ligjëratat, patjetër zgjedhni edhe kurse shtesë nga Coursera dhe EdX. - Pavarësisht drejtimit të cilit keni zgjedhur, mos u mjaftoni vetëm me lëndët e tyre por zgjedhni edhe lëndë nga drejtimet tjera që ju tërheqin.
Nëse nuk mund të zgjedhni ndërmjet dy drejtimeve, fillojani të dyjave dhe me kohë tek cila vëreni më shumë dëshirë për të mësuar, vazhdoni me atë. Nëse vëreni që nuk jeni të lumtur në drejtimin që keni zgjedhur, atëherë ndrysho drejtimin. Nëse universiteti nuk ua lejon këtë, atëherë ndryshoni universitet. Jeta është e juaja, vendimet merrni ju. - Trendi i viteve të fundit është konvergjenca.
Në të gjitha fushat shkencore është e pranishme bashkëpunimi. Inxhinieri i cili kupton nga psikologjia dhe sociologu nga të dhënat (data) tani është e pranueshme. “Profesionet e së ardhmes” janë shumë-diciplinare. Psh: është bërë e detyrueshme që doktorët, psikologët, matematicientët, inxhinierët elektronik dhe të kompjuterave të punojnë së bashku me intelegjencën artificiale.
Kirurgët po marrin mbështetje nga inxhinierët. Nëse e analizoni raportin e “World Economic Forum” do të vëreni që ka disa drejtime në të cilat duhet të jeni të interesuar pavarësisht drejtimit në të cilën gjendeni tani. Nuk duhet të jeni të burgosur vetëm në një fushë, por duhet ti mësoni edhe paradigmat bazë të drejtimeve tjera. - Programet universitare janë të fokusuara vetëm në përmbajtje. Është e detyrueshme që të keni mësuar ato për tu diplomuar por për një karrierë të suksesshme dhe për një jetë më të lumtur programet e tilla nuk janë të mjaftueshme. Aq sa është universiteti i suksesshëm në transferimin e përmbajtjes, aq është edhe i pasuksesshëm në zhvillimin e aftësive. Për këtë shkak, gjatë kohës që jeni në universitet juve ju takon një përgjegjësi e madhe për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitet tuaja. Posaçërisht në mesin e aftësive të cilat duhet ti zhvilloni janë: komunikimi, dëgjimi, puna ekipore, teknikat e prezantimit, menaxhimi i kohës, stresit, menaxhimi i projekteve dhe planifikimi. Meqë aftësitë zhvillohen vetëm nëpërmjet praktikës marrja pjesë në klubet e studentëve, në ndonjë klub sportiv apo aktivitetet që organizohen brenda në universitet do të jenë shumë të vlefshme për ju.
- Pavarësisht se në cilin gjuhë studioni, gjuhën angleze duhet ta përvetësoni shumë mirë.
Merrni pjesë në kurset e gjuhës angleze. Nëse mendoni që të dalloheni prej të tjerëve me idenë se të gjithë tani flasin anglisht, atëherë filloni mësimin e një gjuhe të re. Këshillë: Rusisht, Kinezisht apo Arabisht (apo ndonjë gjuhë tjetër që keni interesim). - Pavarësisht drejtimit në të cilin gjendeni, duhet të mësoni rreth programimit.
Nuk mund ta dijmë se cilat do të jenë profesionet e së ardhmes por është e sigurtë që teknologjia, të dhënat (data) dhe intelegjenca artificiale do të jenë të përfshira. Komunikimi me makinat do të jetë nëpërmjet programimit. Tani më e njohura është Python por mësimi i bazave të Java, C, Visual Basic juve do të ju dallon prej të tjerëve. Përveç kësaj është e nevojshme edhe të zgjeroni njohuritë tuaja të përgjithshme rreth teknologjisë. - Përgjatë studimeve tuaja duhet të shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Me siguri keni një internship të detyrueshëm për të kryer por mos u mjaftoni vetëm me të. Përpiquni që të punoni edhe ndërmjet dy semestrave. Punoni nëpër sektore, me pagesë/pa pagesë, të siguruar/pa siguruar, pastër/papastër që të keni eksperiencë. Në veçanti, nëse punoni në OJQ ose në bizneset e reja (Startup) si vullnetarë, kjo për ju do të jetë një eksperiencë e pakrahasueshme.
- Përpiquni me çdo kusht që të keni një eksperiencë jashtë vendit. Mund të jetë me Erasmus, kampe verore apo Work & Travel. Qëndrimi jashtë vendit për 2 muaj do t’ua hap horizontin dhe shtojë mundësitë tuaja në të ardhmen.
- Patjetër bëhuni pjesë e së paku dy klubeve studentore dhe merrni pjesë në një klub sporti.
Këto ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të punës ekipore, menaxhimit të stresit, kohës dhe planifikimit si dhe ndihmojnë edhe në zhvillimin e aftësive që në të ardhmen do të kenë shumë rëndësi: intelegjenca emocionale, menaxhimi komunikimit dhe emocioneve si dhe zgjerimi i rrjetit të shoqërisë (network). - Prej një të diplomuari nuk pritet që të jetë ekspert vetëm në fushën e tij por të ketë edhe kulturë të gjërë.
Është vendimi juaj se në cilat fusha keni dëshirë të zhvilloheni por mos jeni të painformuar rreth artit, sportit dhe muzikës. Për të pasur një balancë në jetë dhe për të zbuluar pasionet tuaja nuk duhet të neglizhoni hobit që i keni. Mos u habisni por hobit mund të kthehen në profesionin tuaj ose mund t’ua lehtësojnë gjetjen e një profesioni. - Mundohuni të shfrytëzoni çdo mundësi për të marrë pjesë në konferenca dhe punëtori që janë rreth drejtimit tuaj apo në një tjetër që shprehni interes, ndjekni revistat dhe faqet e tyre zyrtare. Mënyra më e mirë për të mësuar se çfarë mendojnë ekspertët në fusha të ndryshme është të ndjekni fjalimet e TEDtalks. Përveç kësaj, mundohuni që mesatarisht të lexoni 2 libra në muaj. Pavarësisht drejtimit në të cilin gjendeni autorët të cilët ua sygjeroj janë: Gladwell, Pink, Kahneman, Christensen dhe Acemoğlu.
- Si një alternativë për karrierë mendoni edhe sipërmarrësinë. Ndjekni aktivitetet rreth sipërmarrësisë, ndjekni sipërmarrësit e ri, lexoni libra rreth sipërmarrësisë dhe mendoni më shumë për të hapur biznesin tuaj. Mos keni frikë për të marrë rreziqe dhe mos harroni se dështimi është një eksperiencë në vete.
- Duhet të keni parasysh se për një karrierë të suksesshme marrja e iniciativës, kreativiteti dhe pasioni janë shumë me rëndësi.
Gjatë kohës së studimeve përpiquni që të zbuloni pasionin tuaj – nuk mund ta bëni punën të cilën nuk e doni. - Përgjatë studimeve tuaja nëse ju vjen një mundësi e mirë (psh: të punuarit me kohë të shkurtë, pozicion në një biznes të ri, një përvojë jashtë vendit, mundësia e të mësuarit shpejtë dhe efikas e një drejtimi tjetër) mos keni frikë për ta shfrytëzuar edhe nëse ju zgjatet viti.
Mendoni që mesatarisht do të jetoni rreth 100 vjet dhe do të punoni për 50 vjet. Nuk është me rëndësi nëse e kryeni universitetin një vit më herët apo më vonë. Me rëndësi është që të përmbushni dituritë dhe aftësitë tuaja ashtu siç keni dëshirë dhe të përgaditeni për një jetë më të lumtur. Zbulimi dhe shfrytëzimi i mundësive luajnë një rol të madh në përcaktimin e karrierës suaj në të ardhmen. Jini të vëmendshëm – mundësitë mund të ju shfaqen edhe përderisa jeni në universitet.
Nëse i aplikoni të gjitha këto këshilla, besoni që nuk do të ketë rëndësi nga cili universitet jeni dhe çfarë drejtimi keni kryer. Do të njihni veten më mirë, do të keni kënaqësi përderisa kryeni punën, do të keni përvoja të ndryshme dhe më e rëndësishmja, do të mësoni të menaxhoni veten tuaj. Do të ju lehtësohet periudha e kërkimit të punës kur të diplomoheni dhe do të jeni “i diplomuari” i kërkuar. Do të keni mundësi të konkurroni lehtësisht me të diplomuarit e universitetit që mendonit më parë: “ah sikur të isha regjistruar atje”.
Mos harroni se lumturia dhe karriera janë në duart tuaja. Nëse qëllimi juaj është të bëni një ndryshim dhe të ndikoni pozitivisht në mirëqenien e të tjerëve atëherë zgjedhja e profesionit të cilën do ta bëni me dashuri do të ju dhurojë lumturi dhe sigurojë sukses material.
Përktheu dhe përshtati: Medin Bajrami
Autori:
* Prof. Dr. Erhan Erkut – Zv. Rektor i “MEF Üniversitesi”
Shtyp linkun për të lexuar më shumë rreth autorit: http://erhanerkut.com/hakkimda/#:~:text=Hakk%C4%B1mda,%C4%B0%C5%9Fletme%20Fak%C3%BCltesinde%20ders%20veren%20Prof.&text=E%C4%9Fitim%20ve%20ara%C5%9Ft%C4%B1rman%C4%B1n%20yan%C4%B1nda%20bir%C3%A7ok%20end%C3%BCstriyel%20projeyi%20de%20y%C3%B6neten%20Prof.