Intel është kompania më e mirë për përpunimin e procesorëve përveç AMD. Intel ka një gamë të gjerë përpunuesish, të cilët i bëjnë konfuz shumë blerës. Një entuziast i teknologjisë do të dinte dallimet midis Core i3, Core i5 dhe Core i7. Duke marrë parasysh përdorimin e përgjithshëm të kompjuterit pyet veten se çfarë saktësisht janë këto i3, i5, i7, e kështu me radhë. Ne e dimë se çfarë janë dhe çfarë bëjnë ata. Në këtë artikull, ne do t’ju shpjegojmë dallimet themelore ndërmjet procesorëve Core i3, i5 dhe i7. Njohja e ndryshimeve ju ndihmon për të blerë një PC të përsosur për ju ose miqtë tuaj ose për dikë tjetër.
Fuqia e CPU-së (Procesorit) është krejtësisht si shpejtësia e orës. Shpejtësia e orës së një CPU tregon se sa shpejt funksionon një CPU, por jo në fakt sa e fuqishme është.
Le të marrim një shembull të thjeshtë për ta kuptuar më qartë:
Një CPU me 3,0 GHz punon më shpejt se një CPU me 2,5 GHz. Intel i quajti procesorët e tyre ndryshe duke përdorur emërtimin ‘Core’ për të lëvizur jashtë garës së shpejtësisë së orës.
Diferenca midis Intel Core i3, i5 dhe i7
Është e njohur se Core i7 performojnë më mirë se Core i5. Core i5 performojnë më mirë se Core i3.
Pse dhe çfarë ka rëndësi dallimet në performancë?
Arsyeja kryesore për dallimet në performancë është e përbashkët; Çipat e Core i3 procesorëve janë bërë për PC-të dhe laptopët e nivelit të ulët. Një përdorues i përgjithshëm i kompjuterit që bën surfim të mirë dhe shikon video, procesori i3 punon mirë. Procesorët Core i3 kanë një madhësi të ulët Cache (është një hardware ose software komponent që ruan të dhënat që kërkesat e ardhme për ato të dhëna të shërbehen më shpejtë.)
Kompjuterët mesatarë kanë procesorë i5. PC me Core i5 janë të mira për një përdorues mesatar dhe për ata që luajnë lojëra.
Core i7 CPU janë bërë për PC dhe laptopë të nivelit të lartë. Këto përdoren nga përdoruesit që bëjnë redaktime të videove, lojëra të rënda dhe editim të filmave.
Numri i ‘Core’-ve
Le ta bëjmë të thjeshtë se sa më shumë ‘Core’ janë, aq më shumë detyra mund të kryhen në mënyrë të lehtë.
Nëse shikoni nga afër dhe me kujdes gjëja kryesore që do të vëreni nga procesorët Core i5 dhe i7 është se kanë katër ‘Cores’, ndërsa modelet Core i3 kanë vetëm dy. ‘Cores’ ndikojë më së shumti në performancën e CPU (Procesorit).
Duke pasur ‘Core’ të shumta, kompjuteri punon më shpejt dhe lehtëson kryerjen e shumë aplikacioneve njëkohesisht. Duke pasur më shumë ‘Core’ në mënyrë drastike rrit shpejtësinë e programeve individuale që janë në punë.
Core i3 ka një aftësi Hyper-Threading në to, që nënkupton kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht.
Versione të ndryshme të Core i5 vijnë me Hyper-Threading,duke përfshirë edhe karakteristikën e Turbo Boost.
Duke folur për Core i7 ka Hyper-Threading, aftësitë Overclocking (nënkupton që procesori (CPU) të punojë më shpejtë se sa shpejtësia e saj oficiale) , dhe Turbo Boost.
Core i7 janë më të mirët që Intel ka ofruar për konsumatorët e përgjithshëm, ndërsa Core i3 është çmimi më i volitshëm në seri.
Cilin procesor duhet të blej?
Një Core i3 është i mirë dhe i përsosur për përdorim të përditshëm, i5 nëse dëshironi të bëni video ose editim fotosh, i7 nëse bëni shumë editime në 4K në përgjithësi për punë profesionale.
Përmblodhi dhe Përshtati :
Studentet.mk