Pasi arriti gjeneratën e shtatë më 2012, Volkswagen Golf pritet të përditësohet me një version të ri që do të prezantohet muajin e ardhshëm.

Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar për 2017 VW Golf, i cili pritet të vazhdojë trendin e më të shiturit që filloi 42 vite më parë, kur Mk1 pa dritën e ditës.

Gjatë kësaj kohe, kompania shiti një Golf të ri çdo 40 sekonda, një numër që shkoi deri në 32,590,025 dërgesa totale deri në fund të vitit 2015, transmeton Gazeta Express.

2017 Volkswagen Golf pritet të jetë pak më ndryshe në pamje nga modeli i fundit dhe do të ketë një motor të ri.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_S