Tregjet e kapitalit ku tregtohen aksionet ndahen në dy lloje kryesore:

Tregu Primar (Primary Market)

Tregu primar është një treg për plasimin e letrave  me vlerë të reja, si aksione dhe obligacione vendase dhe të huaja, për investitorët nga një grup i organizuar subjektesh që menaxhojnë emitimin.

Të ardhurat nga shitja e letrave me vlerë shkojnë tek emituesi. Të gjitha blerjet dhe shitjet e mëtejshme të të njëjtave letra me vlerë kryhen në tregun sekondar.

Tregu sekondar (Secondary Market)

Tregu sekondar është treg për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë vendase dhe të huaja pas emitimit fillestar të tyre në tregun primar. Të ardhurat nga shitja e letrave me vlerë shkojnë tek investitorët, jo tek emituesit

Si mund të blihen aksionet?

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aksionet dhe obligacionet tregtohen ekskluzivisht në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup. Për të blerë/shitur aksione në bursë, duhet të kontaktoni një shtëpi brokerimi ose një bankë që ka licencë për të punuar me letra me vlerë, dhe në përputhje me rrethanat ata do t’ju udhëzojnë se si të tregtoni në bursë.

A mund të blej aksione jashtë vendit dhe si?

Të gjithë personat fizik dhe juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut mund të tregtojnë jashtë vendit. Ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur ose nëpërmjet një shtëpie brokerimi ose një banke që ka licencë për të punuar me letra me vlerë.

Përmblodhi dhe përshtati :

www.studentet.mk

About Author