Këtu ka dy probleme:

Problemi i parë: Nuk ka asnjë provë të vetme që vërteton shndërrimin e një lloj organizmi në një lloj tjetër, e lëre më një kërcim kaq të madh që supozon kinse njeriu e ka origjinën nga qenie primitive njëqelizore. Pra, si mund të besojë një ateist në një supozim të tillë të cilit i mungon çdo lloj prove e drejtpërdrejtë dhe të na fajësojë ne për përdorimin e konkluzioneve intelektuale fetare?

Problemi i dytë: Sipas konceptit të Grupit Minimal të Gjeneve, nuk është e mundur që asnjë organizëm, sado i thjeshtë të jetë, që të ketë më pak se dyqind gjene. Grupi minimal i gjeneve është numri më i vogël i gjeneve me të cilat një organizëm mund të jetojë. Kjo do të thotë se, nëse këtij grupi minimal i mungon vetëm një gjen, atëherë organizmi nuk do të mund të jetojë.

Një gjen është një shirit informacioni që përmban një numër të madh kodesh gjenetike që kodojnë informacionin. Ekziston një numër minimal i gjeneve që janë thelbësore për një organizëm për të jetuar: disa gjene janë të koduara për energji, – në fakt një organizëm nuk mund të jetojë pa energji, – ndërsa gjenet e tjera janë të koduara për ushqimin, të tjerat për riprodhimin, të tjerat për funksionet themelore të jetës, e kështu me radhë.

Shkencëtarët kanë llogaritur numrin minimal të gjeneve që janë thelbësore për jetën dhe kanë vendosur që ato nuk mund të jenë më pak se dyqind. Instituti Craig Venter arriti në përfundimin se numri minimal i gjeneve nuk mund të jetë më pak se treqind e tetëdhjetë e dy sosh. Shkencëtarët zbuluan se mykoplasma, i cili është organizmi më i vogël në tokë, ka 468 gjene.

Nëse gjithë çështja ka të bëjë me materien dhe bota është thjesht një sistem fizik, atëherë duhet të fillojmë nga gjeni zero, nëse duam të kalojmë nga hidrogjeni te njeriu! Megjithatë, shkenca na thotë se nuk ka asgjë që quhet gjeni zero, një gjen, ose edhe njëqind gjene. Përkundrazi, shkenca thotë se ne kemi nevojë për një grup gjigant informacioni në intervalin minimal, përndryshe organizmi i gjallë nuk do të ishte shfaqur.

Në natyrë, nuk ka asgjë primitive, por çdo sistem ka filluar me një efekt të pavarur! Ky efekt në sistemin e informacionit, i cili kodon qeniet para se të shfaqen, do të mbetet gjithmonë një pengesë në përballje me ateizmin dhe për ata që mohojnë krijimin hyjnor!

Ju keni katër miliardë pjesë të specializuara informacioni brenda bërthamës së secilës prej qelizave tuaja, për të prodhuar funksione të përpikta biologjike. Ateistët spekulonin se kishte qenie të gjalla që kishin filluar nga gjeni zero, por pastaj erdhi teoria e gjeneve minimale dhe e eliminoi këtë fantazi. Në fakt, organizmat u shfaqën funksionalisht të ndërlikuar që në momentin e parë, përndryshe nuk do të ishin shfaqur fare.

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author