Sipërmarrësia është një aktivitet biznesi që synon krijimin e vlerave të reja duke krijuar produkte ose shërbime të reja në treg. Çdo histori sipërmarrëse fillon me një ide, një dëshirë, një motiv dhe një nevojë për kapital… Një ose më shumë sipërmarrës mund të bashkojnë forcat, përvojën, njohuritë dhe kapitalin e tyre për të arritur një qëllim të caktuar të përbashkët që do t’u sjellë fitim në planin afatgjatë. .

Sipërmarrësia është një proces përmes të cilit krijohet diçka e re dhe e dobishme, për të cilën duhet investuar shumë kohë, mund dhe financa. Kjo përpjekje gjithashtu e çon individin ose ekipin në rreziqe që (nuk) mund të parashikohen. Për këtë arsye,  sipërmarrës është çdo individ që ka një ide ose vizion për zhvillimin e një produkti ose shërbimi, dhe në të njëjtën kohë guximin për të marrë rreziqe për të filluar biznesin e tij.

Procesi i sipërmarrjes, në teori, mund të ndahet në katër faza themelore:

Identifikimi dhe vlerësimi i mundësive të suksesit të idesë në një treg të caktuar

Bërja e një biznes plani

Sigurimi i burimeve të nevojshme për të arritur qëllimin

Menaxhimi i kompanisë së re.

Drejtimi i biznesit tuaj, jo vetëm që sjell rreziqe dhe pasiguri, për çdo sipërmarrës do të thotë edhe: fleksibilitet më i madh, pavarësi, zhvillim i një qëndrimi drejtues, vendimmarrje të shpejtë, qasje analitike ndaj punës, përkushtim, gatishmëri për fitore ose humbje… Të gjitha këto avantazhe mund t’i gëzojë sipërmarrësi vetëm nëse ai shqyrton me kujdes idenë e tij, bën një analizë të përshtatshme dhe gjen partnerë dhe mbështetje në rrugën drejt arritjes së qëllimit të tij.

Shumë ekspertë thonë se një sipërmarrës nuk lind, por bëhet. Prandaj, ndër cilësitë më të rëndësishme që duhet të zhvillojë një sipërmarrës janë: inovacioni, marrja e arsyeshme e rrezikut, vetëbesimi, dëshira për zhvillim personal, aftësia për të punuar në ekip, perceptimi i qartë i qëllimeve dhe integriteti për të marrë përgjegjësi.

Shumë gjëra që sot janë një pjesë thelbësore e përditshmërisë sonë kanë qenë dikur vetëm një ide në kokën gjeniale të dikujt. Elon Mask, Ricard Branson, Mark Zukerberg, Bill Gates, Lary Page… janë vetëm pjesë e elitës botërore të sipërmarrësve të suksesshëm që arritën të ndryshojnë botën me idetë e tyre dhe kështu të krijojnë perandori.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author