Universiteti Shtetëror i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit.

“Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurt por një të kaluar shumë të gjatë”.

Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

Nga ky këndvështrim veprimtarinë, zhvillimin e USHT-ës mund ta ndajmë në dy periudha:
-Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.

Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e USHT-së. Së këndejmi USHT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoni për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. USHT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane.

Sot USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore.

Procesi mësimor shkencor.
Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.

Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i përkushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse kjo komponentë është akoma larg synimeve të USHT-ës në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime, realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve të Erasmus, DAD-it, Tempus-it etj për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet Evropiane kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje.
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, USHT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, USHT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.

Se diplomat e fituara në USHT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.

Periudha e ardhshme për USHT-ën do të jetë periudhë që do të jap fillesën:
– Kampusi universitar (me të cilin do të bëhet përqendrimi i fakulteteve në një hapësirë të vetme). Në përbërje të Kampusit do të jenë: objekti për akomodimin e studentëve, magjistrantëve, doktorantëve, specializantëve, viziting profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, Konvikti studentor, Mensa studentore, Salla sportive, Biblioteka universitare, Qendra bashkëkohore kompjuterike, ndërtimi i laboratorëve.
– Zbatimi i Sistemit të Akumulimit dhe Tansferit të Kredive – ECTS-sistemit në tërësi edhe si sistem akumulimi  të kredive edhe si sistem transferi të kredive.,
-Imperativ në zbatimin e ECTS do të jetë mobiliteti i studentëve me qëllim që studentët të kenë mundësi ti thellojnë dijet e tyre në universitete tjera të cilët janë nënshkrues të Magna kartës Evropiane,
– Internacionalizimi dhe integrimi i Universitetit në të gjitha forumet universitare të Evropës respektivisht në familjen e universiteteve bashkëkohore. Në këtë kontekst bashkëpunimi me universitetet në rajon edhe më gjerë është trefishuar.
– Avancimi i punës shkencore-hulumtuese përkundër asaj akademike, do ti jep një shtytje dimensionimit të ri të procesit akademik që zhvillohet në universitet.
-Ofrimi dhe zhvillimi i sistemit të mësuarit E-learning – të mësuarit me internet, libra elektronik të përcjellura me zë, si studentëve ashtu edhe mësimdhënësve do ta risë cilësinë e mësimdhënies dhe mësim-nxënies
– Vënia e mjeteve audio-vizuale, tashmë të siguruara, në funksion të implementimit të metodës “të mësuarit në distancë” me çka studentëve në klasa të veçanta do tu mundësohet përcjellja e ligjëratave në distancë
– Kompletimi i mjediseve akademike dhe pajisja e laboratorëve me mjete më bashkëkohore,
– Zhvillimi dhe realizimi i projekteve të shumta në kuadër të Instituteve të cilat paraqesin njësi integruese të Universitetit si Instituti i Ekologjisë dhe  Teknologjisë, Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Josif Bageri” etj
-Kyçja intensive në Programe arsimore dhe hulumtuese evropiane (TEMPUS, DAAD, USAID, SOROS, NATO, BE, Ambasada të vendeve të  ndryshme) si edhe vitin e kaluar janë prioritete të hartuara në Strategjinë e Universitetit.
– Disperzimi i programeve studimore në qytete tjera, proces i cili do të jetë kompatibil me profilet të cilët përgatiten në shkollat e mesme, me të vetmin qëllim që studimet të jenë më afër studentëve.

Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritanishme na bënë të ndjehemi krenar por edhe të jemi më vigjilent në ndërmarrjen e aktiviteteve që universitetin do ta çojnë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike. Rektorati dhe stafi akademik, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi historike për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë dhe kulturë të cilat njëkohësisht paraqesin shtyllë për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.

Me një fjalë dimensionimi i USHT do të shkojë drejt zhvillimit të një sistemi efektiv të arsimit të lartë i cili Universitetin do ta çojë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike dhe do të kontribuojë drejt përmbushjes së misionit të shenjtë duke krijuar kuadro të mirëfillta,  të jetë promotor i ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij

Synimet e Universitetit
Tendenca e Universitetit që të jetë më pranë studentëve rezultoi në vendimin që programet studimore të disperzohen në disa qytete në R. Maqedonisë.
Sot procesi mësimor-shkencor realizohet në 10 ndërtesa të disperzuara në:
Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.

Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje, dhe tani në USHT studiojnë 13.000 studentë me status aktivë të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 viteve kanë studiuar disa dhjetëra studentë sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve.

USHT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë prandaj  është  i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë , pa dallime nacionale, fetare etj.

Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në USHT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në USHT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se USHT zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurta hapëron në familjen e  Universiteteve evropiane.
Oferta e USHT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe e gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.

Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi USHT-së me universitetet më në zë, nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndjejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion, deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në USHT.

Fakultete që përfshinë Universiteti Shtetëror i Tetovës janë:

– Fakulteti Ekonomik

– Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore

– Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Kumanovë

– Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit

– Fakulteti i Shkencave të Zbatuara

– Fakulteti Filologjik

– Fakuleti i Kulturës Fizike

– Fakulteti i Arteve

– Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë

Vizioni:

Jetësimi i idealeve kombëtare dhe vlerave bashkëkohore në arsim, shkencë, kulturë me qëllim të zhvillimit dhepërparimit të gjeneratave të ardhshme.

 

Misioni:

Krijimi dhe avancimi i të mësuarit, shkathtësive, njohurive, kompetencave akademike dhe profesionale, që do të jenë avancuese të ndryshimeve në shoqëri, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Objektivat:

  1. Krijimi dhe zhvillimi i programeve studimore të nevojshme për shoqërinë dhe tregun në vend dhe më gjerë.
  2. Zhvillimi i infrastrukturës në përputhje me qëllimet dhe natyrën e programeve studimore;
  3. Stimulimi dhe kultivimi i lirive dhe arritjeve akademike, mësimore dhe shkencore të studentëve dhe mësimdhënësve;
  4. Stimulimi i veprimtarisë hulumtuese-shkencore të mësimdhënësve dhe studentëve (mbështetje të botimit të revistave shkencore, konferencave, librave dhe projekteve të ndryshme shkencore);
  5. Kultivimi i vlerave etike, barazisë, integritetit, tolerancës dhe përgjegjësisë sociale, me qëllim të formimit të studentëve si qytetarë pjesëmarrës aktivë në shoqëri multikulturore;
  6. Evaluimi i vazhdueshëm i procesit mësimor, realizimi i kurrikulave dhe qëllimet e programit studimor;
  7. Mbështetja e studentëve me sukses të dalluar në zhvillimin e karrierës së tyre akademike dhe profesionale.
About Author

Admin_S