Selman Farisiu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t’i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma.” (883)