Australiani Kobi Simat jetoi pa para në adoleshencën e tij, pastaj mori gjërat në duart e veta dhe krijoi një kompani me vlerë 20 milionë dollarë.
Kobi jetonte me familjen e tij në Sidney kur biznesi i babait të tij u godit nga recesioni dhe ata humbën gjithçka brenda natës. Në moshën 17 vjeç, ai mbeti i pastrehë.
Babai 48-vjeçar i një fëmije tregon se si punoi shumë për t’u siguruar që nuk do të kalonte më kurrë nëpër atë përvojë, duke krijuar përfundimisht një kompani me vlerë 20 milionë dollarë.
“Unë ndërtova dhe shita një nga kompanitë më të suksesshme të menaxhimit në Australi të quajtur Best Practice. Nuk mund të them se sa, por mund të them se disa vjet para asaj shitjeje, ne e vlerësuam në mënyrë të pavarur atë në rreth 20 milionë dollarë”.
Megjithatë, ai pranon se edhe pas arritjes së suksesit, është i shqetësuar ” historia mos të përsëritet”.
“Kjo është arsyeja pse unë ndjek moton ‘dështon vetëm nëse dorëzohesh'”. Ai shton se fokusi duhet të jetë te kursimi, dhe shumë njerëz kanë strategjitë e gabuara për ta bërë këtë.
“Kam takuar shumë njerëz të pasur gjatë viteve dhe asnjëri prej tyre nuk përdor një aplikacion të sofistikuar ose një listë elektronike të detyrave. Të gjithë përdorin stilolaps dhe letër. Është taktike, mund ta përdorni, dhe do t’i jepni vetes një shans për t’u ndjerë i suksesshëm kur shënoni gjërat vërtet të rëndësishme që janë të vështira për t’u bërë nga lista juaj”.
Interesante është se këshilla e tij më e rëndësishme është të mos mbështeteni te investitorët.
Ai gjithashtu pohon se nuk duhet ta harroni kurrë familjen, shkruan News.com.
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK