Pas “quiet quitting”, “quiet hiring” dhe “quiet firing”, bota e HR-it po merr një trend të ri që në heshtje, por seriozisht i ndryshon organizatat Silent Reshuffling. Ky fenomen tashmë vërehet edhe në kompanitë shqiptare të Maqedonisë, edhe pse rrallë kush e quan me emër.
Çfarë nënkupton në të vërtetë Silent Reshuffling?
Silent Reshuffling paraqet riorganizim të heshtur të punonjësve nga një rol në një tjetër, pa proces formal, pa ndryshim zyrtar të pozitës dhe pa komunikim të jashtëm.
Kjo do të thotë që punonjësi realisht fillon të punojë diçka krejtësisht ndryshe nga pozita e tij , pa titull zyrtar, pa pritshmëri të qarta dhe shpesh pa pagesë shtesë.
Kompanitë e bëjnë këtë për shkak të:
- mungesës së stafit,
- rritjes së volumit të punës,
- prioriteteve ose projekteve të reja,
- nevojës për adaptim të shpejtë.
Si ndikon Silent Reshuffling te ekipet?
1. Rënie e motivimit
Kur punonjësit “heshturazi” kalohen në detyra të reja pa u shpjeguar pse, rritet ndjenja e pasigurisë. Shfaqet rezistencë dhe demotivim : “Pse unë? Për sa kohë? Çfarë vjen pas kësaj?”.
2. Humbja e roleve të qarta në ekip
Ekipet fillojnë të funksionojnë pa strukturë. Njerëzit nuk e dinë kush çfarë bën, ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e tyre dhe kush merr vendime.
3. Djegie dhe mbingarkesë
Zakonisht, Silent Reshuffling bie mbi punonjësit më të mirë ose më efikas. Ata përfundojnë me dy përshkrime pune për një pagë. Rezultati? Djegie, lodhje dhe një dëshirë e shtuar për të lënë kompaninë.
4. Pika të fshehura konflikti
Kur ndryshimet nuk komunikohen qartë, ekipet fillojnë të krijojnë interpretime të tyre. Narrativat lindin vetë,shpesh të gabuara. Kjo çon në tensione, mosbesim dhe prishje të dinamikës së ekipit.
5. Humbje e paqartë e talenteve
Punonjësit e talentuar nuk duan të jetojnë në “zonë gri”. Ata duan objektiva të qarta, rrugë të qartë të karrierës dhe njohje. Kur kjo mungon, ata kërkojnë një strukturë më transparente , zakonisht në një kompani tjetër.
Çfarë mund të bëjnë kompanitë?
Silent Reshuffling nuk duhet domosdoshmërisht të jetë negativ, nëse komunikohet siç duhet.
Thelbësore është të ketë:
- Komunikim transparent, pse bëhet ndryshimi dhe çfarë pritet,
- Njohje formale të rolit të ri,
- Marrëveshje reale për pagë/benefite,
- Plane moderne të zhvillimit të punonjësve,
- Strukturë të qartë ekipesh dhe përgjegjësish.
Silent Reshuffling është një trend i heshtur, por me pasoja të forta. Nëse kompanitë e zbatojnë pa strategji dhe pa komunikim, rrezikojnë ekipe jostabile, punonjës të lodhur dhe largim të përshpejtuar të talenteve
Por, nëse zbatohet në mënyrë transparente, mund të bëhet një mjet për zhvillim, fleksibilitet dhe krijimin e ekipeve më të forta.
Lexoni edhe për: https://studentet.mk/strategjite-per-krijimin-e-nje-ekipi-me-performance-te-larte/
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK