Pesë shenja të cilat tregojnë se ju jeni pengesë e suksesit tuaj
Ekzistojnë shumë njerëz të cilët punojnë shumë për të arritur sukses, ekzistojnë edhe të atillë të cilët nuk i kuptojnë gabimet e tyre që i bëjnë vazhdimisht, kështu që kohë të gjatë stagnojnë në një vend.
Nëse vini re shenjat e mëposhtme është koha që ti ndryshoni, ngase ju jeni pengesa e suksesit.
1. Nuk mundeni të kryeni një detyrë të caktuar përpara se të filloni një të re.
Disa njerëz thjesht nuk mund të përfundojnë detyrat pa marrë parasysh arsyen dhe sa kohë kanë në dispozicion apo sa informata posedojnë, ata nuk mund të fokusohen dhe detyrat ti përfundojnë. Mund të jetë shkak frika se si do të jetë rezultati përfundimtar apo frikohen se rezultati nuk do të jetë i mirë dhe nuk janë në gjendje të bëjnë ndryshime të caktuara.
“Qëllimi i vetëm i fillimit të një pune është përfundimi i saj. Derisa projektet nuk janë të kryer ato duhet patjetër të dërgohen” thotë Set Godin në librin e tij „Are you indespensable?“.
Nëse humbisni afatin tuaj dhe çdoherë jeni vonë atëherë nuk do të keni me çka të tregoheni para njerëzve .
2. Dëshironi të bëni gjithçka vetë
Njerëzit e pasuksesshëm duan të bëjnë gjithçka vetë. Ata nuk i besojnë njerëzve tjerë dhe mendojnë se të tjerët nuk mund ti kryejnë punët mirë sikur ata . Sidoqoftë edhe nëse kanë të drejtë është e dyshimtë ngase asnjëri nuk është më i miri në çdo gjë, kjo është një filozofi biznesi .
Nëse dëshironi që biznesi juaj të rritet dhe të bëhet një lider, atëherë do të duhet të mësoni t’i besoni njerëzve të tjerë. Çdo person ka nevojë për një ekip që do ta mbështesë atë madje edhe njerëzit më të mirë.
3. Ju gjithmonë keni të drejt
Ju me siguri keni vënë re se sa e vështir është për disa njerëz të thonë se kanë bërë gabim. Nëse nuk e pranoni gabimin tuaj do të humbisni mundësinë për të mësuar. Gabimet janë fazat e suksesit.
Pyesni dikë për këshilla dhe pranoni se keni gabuar për të ecur më shpejtë drejt suksesit dhe për të pasur rezultate më të mira .
4. Ju bëni pyetje por nuk i kushtoni rëndësi përgjigjeve
Ju e dini me siguri se për çfarë personi bëhet fjalë. Ata kërkojnë mendimin tuaj mirëpo në realitet nuk ju intereson ajo që ju thoni. Ky lloj biznesmenësh është i rrethuar nga njerëz që gjithmonë do të pajtohen me ta. Dhe kjo është e keqja e biznesit.
Do të marrim vendime më të mira nëse largojmë kokëfortësinë dhe nëse dëgjojm mendimet e njerëzve tjerë dhe mendimet nga këndvështrimet tjera.
5. Ju gjithmonë gjeni një arsye që mos të shkoni përpara
Koha nuk është e duhur. Ekonomia nuk është e mirë. Ju nuk keni kapital të mjaftueshëm. Pa marr parasysh fjalët çdoherë kanë arsye. Gjithmonë do të ketë arsye për të mos shkuar përpara. Megjithatë ju duhet të grumbulloni guxim dhe të merrni ndonjë rrezik. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime. Megjithatë gjatë viteve do të kuptoni se sa më modestë dhe të hapur jeni aq më shumë gjasa keni që të arrini .
Përmblodhi dhe përshtati :
WWW.STUDENTET.MK