Çdo sistem kompjuterik është e pamundur të funksionojë pa sistem operativ. Shumica e kompjuterëve personal apo atyre portabël, kur blehen zakonisht kanë të instaluar një sistem operativ Windows XP, Vista, etj. Kompjuterët e tipit Makintosh e kanë të instaluar sistemin operativ OS X, ndërsa shumica e serverëve përdorin sistemet operative Linux ose UNIX.
Sistemi operativ është gjëja e parë e cila instalohet në një sistem kompjuterik, pa të cilin sistemi kompjuterik do të ishte i pa përdorshëm.
Kohët e fundit, sistemet operative kanë filluar të lindin edhe në kompjuterët e vegjël siç janë ato të xhepit, telefona mobilë, etj., me një fjalë ato mund të hasen në shumë pajisje që ne sot i përdorim në jetën e përditshme. Kompjuterët e përdorur në këto pajisje janë bërë aq të fuqishëm sa të startojnë vet sistemin e tyre operativ si dhe aplikacione plotësuese.
Një kompjuter i instaluar brenda një telefoni mobil, sot është më i fortë se një kompjuter personal përpara 20 viteve, prandaj ky zhvillim ka sens dhe është e natyrshme të ndodhë. Në çfarëdo lloj pajisje që ka sistem operativ, mund të ndikohet në vet mënyrën e punës të kësaj pajisje. Kjo është diçka shumë më shumë se një zbulim i rastësishëm, prandaj edhe një ndër arsyet se pse sistemet operative janë krijuar me anën e gjuhëve programuese të kuptueshme për secilin, është mundësia e modifikimit të vet sistemit operativ, mundësi kjo e cila i bën pajisjet dhe sistemet të ripërdorshme.
Për një përdorues kompjuteri personal (angl. desktop PC), kjo d.m.th. mundësi për instalim të një shtese programore për përmirësim të sigurisë (angl. Security update), mundësi për instalim të një aplikacioni të ri, ose mundësi për instalim të një sistemi operativ krejtësisht të ri pa qenë e nevojshme të bëhet ndrimi i hardverit të kompjuterit personal. Përderisa, përdoruesi kupton mënyrën e punës së sistemit operativ, ai mund të ndryshon mënyrën e sjelljes së sistemit. Kjo vlen si për kompjuterin personal ashtu edhe për telefonat mobil.
Detyra kryesore e sistemit operativ është të organizon dhe kontrollon punën e hardverit dhe softverit, ashtu që pjesët përbërëse të tyre të funksionojnë dhe të sillen sipas parashikimeve.
Burimi:Libri Bazat e Informatikës