Me firm individuale kemi të bëjmë atëher kur ajo është pronë e një pronari të vetëm dhe drejtohet vetëm prej tij,kjo ëshë forma më e thjeshtë e organizimit te firmave .Pronari i firmës është përgjegjës për mbarërvajtjen e firmës dhe për detyrimet që ka ndaj të tjerëve
Si firma individuale mund të përmendim fermat ne bujqësi,dyqanet e shitjes etj.Këto firma janë të vogla ,pajtojnë në punë një numër të kufizur punëtorësh ,pronari merr pjesë në biznes duke kontribuar jo vetëm me kapitalin por edhe me punën e tij.
Avantazhet e firmës individuale
Pronari i firmës i merr vetë të gjitha vendimet lidhur me llojin dhe sasinë e produktit teknologjinë që do të përdor,veprimet e financimit , sa pajisje kapitale do të blejë dhe sa punëtorë do të pranojë në punë, dhe sa para të tij do të fusë në firmë. Pronari merr vetë të gjithë fitimin e firmes.Kjo formë biznesi organizohet relativisht lehtë .Ka shum pak kërkesa ligjore lidhur me ngritjen e firmës,rrjedhimisht kostot e organizimit janë të vogla ose të papërfillshme. Lehtësi për tu futur dhe për të dalë nga biznesi. Marrja e vendimeve brenda një kohe të shkurt ban të mundshme që këto lloj firmash të jenë me fleksibilitet të lart. Qarkullimi i kapitalit realizohet në një kohë të shkurtër dhe fitimi taksohet vetem një herë , në formen e taksës mbi të ardhurat personale.
Disavantazhet
Ësht pergjegjësia e pa kufizuar financiare , pergjegjësia e pa kufizuar është përgjësi ligjore për të gjitha detyrimet e firmës , deri ne masën e plotë të të gjith pasurisë së pronarit të firmës ne qoftë se firma nuk ka sukses në biznesin që ka zgjedhur dhe për këtë arsye mund të falimentoni, pronari i firmës individuale duhet të shlyejë të gjitha detyrimet finaciare që ka ndaj firmave te tjera ose bankës. Në qoftë se nuk i shlyen të gjitha detyrimet atij mund ti sekuestrohet e gjithë pasuria që zotëron .Shpesh konsiderohet si disavantazh i firmës individuale edhe kufizimi fizik i jetëgjatësisë së saj nga vetë jetëgjatësia ose vullnetiiI pronarit të saj.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK