Në librin e tij “Shërimi i thellë”, Emmett Miller rrëfen për një eksperiment që është kryer në NASA. Para se të kualifikohej astronauti për udhëtim në hapësirë ai duhej t’i nënshtrohej një eksperimenti të vështirë testues në të cilin astronauti vendosej në një situatë që i ngjante djegies aktuale të një anije kozmike. Astronauti duhej të ishte i aftë ta fuste nën kontroll këtë situatë emergjente brenda një kohe sa më të shkurtër.
Gjatë eksperimentit, bëhej matje e parametrave të ndryshëm biologjik të astronautit (si për shembull shtypja e gjakut, të rrahurat e zemrës dhe pulsi për të përcaktuar nivelin e stresit). Astronautët u ndanë në dy grupe, ndërsa vetëm njëri prej tyre e kishte butonin e panikut’. Shtypja e këtij butoni do ta përfundonte eksperimentin menjëherë.
Në fund të eksperimentit u zbulua se grupi që ishte paiisut me butonin e panikut kishte shfaqur nivele më të ulëta të stresit pas matjes së parametrave të tyre biologjik. Përveç kësaj,niveli i perfomancës së tyre kishte qenë më i mirë në krahasim me grupin i cili nuk kishte rrugëdalje nga eksperimenti – edhe pse asnjëri prej tyre nuk e përdori butonin e frikës.
Kjo na mëson se të diturit se ekziston një fund i kënaqshëm për situatën tonë të papërballueshme në dukje,mund të na ndihmoj t’i kontrollojmë reagimet tona,ta ruajmë qetësinë dhe madje t’i normalizojmë funksionet biologjike.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK