Ne posedojmë shkathtësi dhe aftësi që askush tjetër nuk i posedon. Çdokujt prej nesh i është dhuruar një fuqi dhe një talent unik, qoftë ky një talent për t’u shfaqur në podiumet botërore apo në podiume më të vogla. Pra, si ta japim maksimumin nga potenciali ynë? Duke krijuar mentalitetin e drejtë. Këtu po jua paraqesim karakteristikat kryesore të rritjes së potencialit të mentalitetit tonë.

 

Përmirësimi i vetvetes

            Ekzistojnë dy shtytës të kondicionit të njeriut: të qëndrosh aty ku je dhe ta fuqizosh atë që ke apo të zbulosh se çka është ende e mundur, çka mund të arrish, sa larg mund të shkosh. Rezultati i këtyre dy shtytësve të kundërt është se disa prej nesh, ndoshta edhe shumica, e zgjedhin rrugën e sigurisë përderisa e dëshirojmë atë që e kemi lëshuar apo humbur. Të tjerët marrin rreziqe, shkojnë në aventura, përpiqen për ta rritur atë që e posedojnë, madje edhe duke e harxhuar jetën e qetë. Menaxhimi i zbulimit të potencialit në minimum rrezik është shkathtësi e zhvillimit të vetvetes.

 

         Lumturia dhe qëllimet

            Mendimtarët e kanë lidhur lumturinë me arritjen e qëllimeve. Kjo është pse ndjehemi shumë të lumtur kur i arrijmë qëllimet dhe ndjehemi të gëzuar në punën që po na tërheqë. Sidoqoftë, për shumë njerëz jeta është e palumtur dhe e paplotë. Një shkencëtar ka bërë një hulumtim të gjerë mbi atë se si ndjehen njerëzit rreth të arriturave në vendin e punës. 8 nga 10 prej tyre kanë pranuar se kanë mundur të bëjnë shumë më shumë. Në një studim nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë thuhet se 80% e njerëzve dëshirojnë të kenë një punë tjetër nga ajo që kanë. Në një studim të Universitetit të Miçiganit qëndron se më shumë se një nga katër punonjësit e anketuar kanë thënë që janë të palumtur me prodhimet që ata i bëjnë në punë dhe se nuk do t’i përdornin ato për vete.

 

         Talentet tona unike

            Ajo që e prodhon potencialin është përzierja e talenteve dhe faktorëve tjerë. Potenciali mund të konsiderohet si shumë e talenteve, personalitetit, egos së drejtë, vetëbesimit, vendosmërisë dhe ambicieve, rrethanave, mundësive dhe të menduarit pozitiv.

            “Nëse një njeri ka talent dhe nuk mund ta përdorë atë, ai ka dështuar. Nëse ai ka talent dhe e përdor vetëm gjysmën e tij, ai ka dështuar pjesërisht. Nëse ai posedon talent dhe mëson se si ta përdorë atë plotësisht, ai ka arritur sukses madhështor, ka fituar kënaqësi dhe ka triumfuar mbi të tjerët.” (Thomas Wolfe)

            Studimet e shkrimtarëve të zhvillimit personal na tregojnë që çdonjëri prej nesh posedon talente në një formë apo në një tjetër. Talentet tona nuk varen nga sfondi, edukimi fëmijëror, shtresa sociale, puna, aftësitë dhe paaftësitë, sepse kjo është një dhuratë hyjnore. Askush prej nesh nuk posedon më shumë apo më pak talent se çdo person tjetër. Porse, përdorimi dhe zbatimi i tij është ajo që e dallon “më të talentuarin” nga “më pak i talentuari”.

 

        Gjenialiteti ynë i veçantë

            Fjala “gjeni” do të thotë talent i lindur. Më mirë thënë, emri “gjeni” u është dhënë njerëzve që kanë shfaqur të arritura të shquara njerëzore. Por këto njerëz nuk janë ndryshe nga ne. Psikika e tyre, madhësia e kokës, fuqia dhe cilësitë njerëzore me të cilat disponojnë janë të njëjta sikurse te njerëzit e zakontë. Çfarë është e mundshme për ta, është e mundshme edhe për ne.

Burimi: Libri “Duke e rritur potencialin tënd” 

Autor Eric Garner

 

Përktheu Reshat Ameti

STUDENTET.MK

 

About Author