Një zotëri po ecte nëpër një kamp elefantësh dhe ai vuri re se elefantët nuk mbaheshin në kafaze ose të lidhur me zinxhirë. E gjithë ajo që i mbante ata nga ikja prej kampit, ishte një pjesë e vogël e litarit e lidhur në njërën nga këmbët e tyre.

Përderisa njeriu i vështroi elefantët, ai ishte plotësisht i hutuar se pse elefantët nuk përdorin forcën e tyre për të këputur litarin dhe për tu larguar nga kampi. Ata lehtë mund ta bënin këtë, por në vend të kësaj, ata nuk u përpoqën fare.

Njeriu ishte kurioz dhe dëshironte të dinte përgjigjen, ai kërkoi një trajner aty pranë dhe e pyeti përse elefantët po rrinin aty dhe nuk u përpoqën të iknin.

Trajnuesi u përgjigj:

[bs-quote quote=”kur janë shumë të rinj dhe shumë më të vegjël ne përdorim litar prej të njëjtës madhësi për t’i lidhur ato dhe në atë moshë mjafton t’i mbajmë ato. Pasi të rriten, ata janë të kushtëzuar të besojnë se nuk mund të shkëputen. Ata besojnë se litarët ende mund t’i mbajnë ato, kështu që ata kurrë nuk përpiqen të çlirohen.” style=”style-17″ align=”center”][/bs-quote]

 

E vetmja arsye që elefantët nuk po shkëputnin lirshëm litarin dhe të ikin nga kampi, ishte se me kalimin e kohës ata e pranuan besimin se thjesht nuk ishte e mundur.

Mesazhi i tregimit: Pa marrë parasysh sa bota përpiqet të ju mbajë mbrapa, gjithmonë vazhdoni me besimin se ajo që doni të arrini është e mundur. Besimi që mund të bëheni i suksesshëm është hapi më i rëndësishëm se sa në të vërtetë arritja e saj.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S