Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë të varfrit. Atje i kaluan disa ditë e natë, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër.

Gjatë kthimit nga udhëtimi, prindi i tha të birit: Si ishte udhëtimi? I biri iu përgjigj: Udhëtimi ishte i mrekullueshëm. A e vërejte se si jetojnë fukaratë, o biri im?! Po, -iu përgjigj i biri.

Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim? I biri tha:

E pashë se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër. Ne kemi pus në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cili nuk ka fund. Ne kemi vendosur fenerë për ta ndriçuar kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë. Muri i shtëpisë sonë përfundon te kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti.

Ne posedojmë hapësirë të vogël në të cilën jetojmë, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha. Ne kemi shërbëtorë, të cilët na shérbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin. Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin. Ne posedojmë mure të larta për të na mbrojtur, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.

Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha:

“O babai im, të falënderoj që ma mundësove të shoh se sa të varfër jemi ne.”

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author