Një burrë kishte 4 djem. Ai dëshironte t’u jepte një mësim: të mos gjykonin gjërat nxitimthi.
Kështu i dërgoi 4 djemtë të vëzhgonin një pemë që ndodhej larg nga shtëpia…
Më i madhi shkoi atje në dimër; i dyti në pranverë, i treti në verë dhe më i vogli në vjeshtë …. Kur të katërt u kthyen, i ati i pyeti c’kishin parë:
I pari tha se pema ishte e shëmtuar, e zhveshur, e përkulur..
I dyti tha se pema ishte plot jetë, filiza, premtim për jetën…
I treti se tha se pema ishte plot lule, aroma, bukuri…ishte gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë.
Më i vogli kishte një opinion krejt ndryshe: pema ishte plot fruta, jetë, realizim…
I ati u tha se të katërt kishin të drejtë, secili kishte parë vetëm një stinë të jetës së pemës. Nëse dorëzohesh kur është dimër, humb shpresën që
të jep pranvera, humb bukurinë e verës, realizimin e vjeshtës.
“Mos lejo që dhimbja e një ndodhie të të shkatërrojë shpresën që vjen pas saj. Mos gjyko jetën në një stinë të vështirë. Qëndroji dhimbjes, sepse ka diçka pas saj!”
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK