Përgjegjësia do të thotë të jemi përgjegjës ndaj obligimeve tona. Para së gjithash, kjo kërkon një angazhim të veçantë. Ekzistojnë disa elemente të ndërgjegjes dhe prezencës që përbëjnë këtë lloj angazhimi.
Gjatë gjithë ditës ne bëjmë zgjedhje. Parashtrohet pyetja, cila është zgjedhja që ne bëjmë kur dikush na ndërpret në trafik ose thotë diçka në lidhje me ne?! Apo, cila është zgjedhja që ne bëjmë kur shohim dikë të hedhë ndonjë thes me gjëra ushqimore ose kur marrim një tekst nga një mik apo i dashur i cili ka nevojë për mbështetje emocionale?! Pavarësisht nëse e realizojmë në atë kohë apo jo, këto zgjedhje që bëjmë e përcaktojnë ndërgjegjen tonë.
Puna në përputhje me angazhimet tona mund të jetë një sfidë. Të largohemi nga forca jonë e zakonit është një sfidë.
Lloji i angazhimit që jep përgjigjen më të mirë të mundshme për secilën pikë dhe çdo zgjedhje nuk ndodh thjesht. Ajo është punë e një jete, dhe kërkon praktikë të qëndrueshme. Kjo mund të tingëllojë frikësuese. Sidoqoftë, ajo që dua të vëreni tani është se, praktika afatgjate gjithmonë përfshinë praninë në momentin që po përjetoni tani.
Praktika më e mirë e përgjegjësisë personale përfshin vetëdijen tuaj të tanishme për 10 angazhime specifike, personale ndaj vetes dhe të tjerëve:
1). Zbuloni dhe kuptoni potencialin tuaj … dhe për t’i ndihmuar të tjerët të arrijnë të tyren.
2). E vërteta.
3). Kërkoni për vlerat.
4). “Të gjithë ne jemi një (së bashku)”.
5). Përqafoni gabimet dhe dështimet, si dhe mundësitë dhe sukseset.
6). Parime të shëndosha financiare.
7). Të keni një hapësirë të sigurtë.
8). “Fjala im është lidhja ime”.
9). Qëndroni të fortë kur punët e juaja shkojnë mbrapsht.
10). Të keni një reputacion të mirë.