Vargjet (Vektorët)

Çka janë vargjet?

Një varg është një bashkësi variablash të të njejtit tip, të vendosur në mënyrë të njëpasnjëshme në memorie.

Pas deklarimit të vargut, duhet të gjejmë një mënyrë për t’iu drejtuar elementeve të tij. Kjo realizohet me ndihmën e indekseve, numrit brenda kllapave katrore [ ] që vjen menjëher pas emrit të vargut.
Indeksi i elementit të parë të vargut është 0, kështu që indeksi i elementit të fundit është një më i vogël se numri i elementeve të vargut.

Deklarimi dhe Inicializimi

Sintaksa:

TIPI emri_i_vargut [madhësia e vargut]

Deklarimi:

int a[3]; //varg i 3 numrave integer
float a[4]; //varg i 4 numrave float
char a[5]; //varg i 5 karaktereve
double a[4]; //varg i 4 numrave double

Inicializimi:

int a[3]={3,5,2}; //inicializimi prej në fillim
int a[]={3,5,2}; //madhësia sipas inicializimit

float a[4]={2.1, 2.0, 4.2, 9.3};
char k[6]={‘G’, ‘j’, ‘u’, ‘h’, ‘a’, ‘\0’};

Nëse kemi një bashkësi informacionesh të të njejtit tip, shpesh është jo e përshtatshme që të përdorim për ta variabla me emra të ndryshëm. Psh, supozojmë se do të gjejmë mesataren e temperaturave të një jave. Në qoftëse për temperaturat e çdo dite do të përdorim variabla të ndryshëm, atëherë për të lexuar vlerat e tyre do të përdorim 7 herë të njejtat instruksione:

cout<<”Jepni temperaturën e së Hënës: “; cin>>temp_hene;
cout<<”Jepni temperaturën e së Martës: “; cin>>temp_marte;
cout<<”Jepni temperaturën e së Mërkurës: “; cin>>temp_merkure;

e kështu me rradhë për të gjitha ditët e javës, ndërkohë që instruksioni që llogarit mesataren do të ishte:

mesatarja = (temp_hene + temp_marte + temp_merkure + temp_enjte + temp_premte + temp_shtune + temp_diel) / 7;

Detyra do të vështirësohej edhe më shumë nëse do të duhej të gjenim mesataren e temperaturave të një muaji ose të një viti. Në këtë rast na vijnë në ndihmë vektorët të cilët realizojnë këtë detyrë me fare pak lodhje. Ata mundësojnë përdorimin e të njejtit emër variable, por me indekse të ndryshme, për të gjithë elementët.

int main ()
{
float a[7], temp=0;
cout << “Shtyp temperaturen mesatare te cdo dite: ” << endl;
for(int dita=0; dita<7; dita++)
{
cin>>a[dita];
temp = temp + a[dita];
}
cout << “Temperatura mesatare e kesaj jave eshte: ” << temp/7;
}

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author