Ka shumë arsye pse mund të vendosni të investoni në një kompani të veçantë.

Miliarderi  dhe shefi ekzekutiv i konglomerit[1] Berkshire Hathaway, Warren Buffett këshillon që “mbledhja e aksioneve” duhet të shmanget sepse mendoni se vlera e tyre do të rritet. Siç thotë ai, as investitorët më të mirë nuk mund të parashikojnë sesi do të sillet tregu.

“Në vend të kësaj, ju duhet të investoni në kompanit  që  i njihni dhe të kuptoni që besoni se do të kenë vlerë afatgjatë,” thotë Buffett.]

Pavarësisht sa aksione blini, gjithmonë duhet të jeni në gjendje të vendosni në letër një arsyetim për investimin tuaj – pse planifikoni të investoni në atë kompani, thotë investitori me përvojë.

Ai gjithashtu nuk mendon se investitorët duhet të shqetësohen për mënyrën se si do të sillet aksioni në një afat të shkurtër. Në vend të kësaj, Buffett rekomandon të përqendrohen në kompani që do të ruajnë vlerën e tyre me kalimin e kohës.

Buffett ndjek tre rregulla të përgjithshme kur vendos se në cilat kompani të investojnë.

“Së pari, ata duhet të jenë fitimprurës. Së dyti, ato duhet të menaxhohen nga menaxherë të aftë dhe të ndershëm dhe akcioni  duhet të jetë i disponueshëm me një çmim të arsyeshëm, ”thotë Buffett.


[1] Konglomerati është një term që tregon diçka që përftohet duke bashkuar disa pjesë të ndryshme, të fragmentuara.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author