Përderisa ende jemi duke e jetuar dhe përjetuar virusin Korona, dhe shumë prej vendeve të prekura veçse i kanë filluar fazat e normalizimit dhe largimin e izolimit, e udhës është që t’i kthehemi historisë, nga e cila edhe mund të mësojmë.
Me lirimin e masave të izolimit dhe me fillimin gradual të jetës normale, masa e përgjithshme mendon se ka përfunduar edhe virusi Korona, duke e ndjerë veten të sigurtë dhe duke mos respektuar madje asnjë rekomandim, thuajse është arritur imuniteti që në valën e parë të virusit. Përderisa në fillim Korona shihej vetëm si një grip i zakonshëm për të cilin nuk duhet bërë panikë, në një periudhë tejet të shkurtër nga ato që fliteshin, ky virus u shpall si pandemi, dhe tani pak vende i gjenë të cilat nuk kanë të prekur askënd nga ky virus, apo ndoshta nuk kanë financa dhe mundësi që të marrin teste, e të cilat e kanë koston e tyre.

Fillimi i virusit dhe shpërndarja e tij nëpër botë, pothuajse të gjithë i gjeti të papërgatitur dhe jo-serioz, duke bërë gabime të mëdha por edhe duke i anashkaluar “katastrofat” që po vinin. Përderisa dështuam në fazën/valën e parë, dhe u bën të gjitha ato gabime, largimi nga izolimi dhe fillimi i normalizimit, janë duke na shfaqur edhe gabime tjera dhe ndjenja rehatie thuajse “shpëtuam” nga ky virus. Pasi që në fazën/valën e parë u parashikua edhe mundësia për ardhjen e fazës/valës së dytë, ti kthehemi historisë para se të dalim tek kjo. Në pranverën e hershme të vitit 1918, botën e goditi pandemia e njohur si “Gripi Spanjoll”. U emërtua kështu jo pse kishte prejardhje nga Spanja, apo se ishte izoluar vetëm në Spanjë, mirëpo Spanja e asaj kohe e kishte të zhvilluar më shumë lirinë e fjalës dhe mediat e tyre raportonin vazhdimisht për rastet dhe vdekjet nga ky grip, ndërsa vendet tjera, kryesisht ato të bllokut të Lindjes, i mbulonin dhe cenzuronin ato. Teksa faza e parë dukej normale dhe tejet e lehtë, ku shumica e të infektuarve u shëruan dhe u dhanë sinjale se pandemia kaloi, faza e dytë e Gripit Spanjoll ishte tejet e ashpër dhe vdekjeprurëse. Ajo u shfaq në fund të verës së po atij viti, dhe fillimisht goditi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Tetor i goditi edhe vendet tjera, ku miliona njerëz vdiqën. Për dallim nga faza/vala e parë ku pati njerëz të shëruar dhe pak të vdekur, në fazën/valën e dytë vdekjet ishin tejet të mëdha dhe të menjëhershme, ku të infektuarit vdisnin brenda pak ditësh. Statistikat thonë se nga Gripi Spanjoll vdiqën nga 20 milion deri në 70 milion njerëz, e disa japin shifra edhe të 100 milion të të vdekurve, duke u bazuar në atë se shumë vende i fshehën apo cenzuruan shifrat e sakta. Edhe gjatë asaj kohe ishin vendosur masa të izolimit, karantina, vendosja e maskave dhe dorëzave, mbyllja e bizneseve e të tjera.

Ngjashëm pas fazës/valës së parë njerëzit filluan të ndihen si më të relaksuar dhe filluan shumë shpejtë ti kthehen normalitetit, ndërsa rastet filluan të shtohen dhe faza/vala e dytë erdhi shumë shpejtë, duke u pasuar edhe nga faza e tretë, e cila ishte më e dobët se faza e dytë, mirëpo më e fuqishme se faza e parë. Pasi që ishte periudhë e Luftës së Parë Botërore dhe e fazës përfundimtare të saj, mjekësia nuk ishte në nivelin e duhur, dhe përhapja e madhe erdhi edhe nga ushtarët, kryesisht amerikan, të cilët ishin të shpërndar nëpër botë. Më shumë ushtar amerikan vdiqën nga kjo pandemi, se sa gjatë luftës. 40% e flotës amerikane ishte goditur nga Gripi Spanjoll, ndërsa 36% e tërë ushtrisë ishte sëmurë. Dhe ngjashëm sikurse edhe në aktualitetin tonë, gjatë asaj kohe kërkohej ilaqi dhe vaksina nga mjek edhe ekspert të ndryshëm. Duke e parë vrazhdësinë e pandemisë, ngutia ishte e madhe në gjetjen e ilaqit dhe mjekimit. Disa mjek propozuan përdorimin e Aspirinës për mjekim, që ishte prodhuar me patentë nga Bayer në vitin 1899, dhe i kishte kaluar ajo në vitin 1917, ku i duhej tani kompanive të reja që ta prodhonin atë gjatë Gripit Spanjoll. Shumë rekomandime erdhën për përdorimin e Aspirinës në baza ditore prej 30 gram, që në ditët e sotme është helmuese, ku dozat mbi 4 gram janë të pasigurta. Dhe pasi u rekomandua ajo dozë e Aspirinës, popullata dhe të prekurit filluan përdorimin e saj, ndërsa ende janë dyshimet se kjo e përkeqësoi edhe më shumë situatën dhe ishte shkak edhe i shumë vdekjeve.

Dhe e gjithë kjo duhet të jetë një paralajmërim për ne se mund të goditemi edhe nga valë tjera të virusit, dhe tani jemi duke i parë sinjalet e para të saj. Shumë shtete që i larguan masat e izolimit, tani janë e shqyrtuar rikthimin e tyre, pasi numri i të infektuarve është duke u rritur, ku ngjashëm rritje të madhe pamë edhe në Maqedoni, kur brenda një dite u shfaqën më shumë se 50 raste të të infektuarve me virusin Korona. Edhe pse ekspertët parashikonin ardhjen e valës së dytë në vjeshtën e këtij viti, situata aktuale tregon se ndoshta ajo është më pranë se sa parashikohej. Pavarësisht numrit të të infektuarve dhe të vdekurve në valën e parë, dhe numrit të të shëruarve, një gjë e tillë nuk duhet të jetë komoditet për ne dhe anashkalimi ta përshpejtoj ardhjen e valës tjetër.


Ndërsa shumica mendojnë se vaksina kundër virusit Korona është pranë, apo duke u punuar në të, pak nga ne dijmë për fazat e saj, dhe kërkojmë nguti, pasi edhe vet virusi dhe situata e ka rënduar popullatën, si ekonomikisht ashtu edhe psiqikisht. Përderisa shumë raste na mësojnë se ngutia shkakton fatkeqësi, të shohim se cilat janë fazat e një vaksine, që hipotetikisht themi se është kundër virusit Korona. Periudha 2 vjecare e parashikuar është e paprecedent, pasi vaksina merr vite kohë, duke u bazuar në fazat e saj.

Përgatiti:

MR.LIRIDON SHALA

About Author

Admin_S