- Duaje kë të duash, do të vijë dita dhe do të ndahesh nga ai.
- Jeto me Zotin tënd dhe duaje ashtu si e meriton të duhet Ai. Mos e duaj askënd tjetër ashtu si e do Atë dhe mos t’i afrohet asaj dashurie asnjë dashuri tjetër.
- Mos u bëj nevojtar për dikë tjetër pos Zotit tënd.
- Mos iu anko askujt sado qoftë e madhe brenga jote.
- Vendose në rend të parë fisnikërinë tënde para ndjenjave të tua.
- Bëje mendjen të jetë udhëheqëse e jo ndjenjat
- Sa më shumë që shtohet rëndësia e njerëzve në sytë e tu, aq më shumë zvogëlohet personaliteti yt në sytë e tyre.
- Bëje butësinë ndaj njerëzve të jetë urë për arritjen deri në zemrat e tyre.
- Mos e bëj masë krahasimi në zgjedhjen e shokut, pamjen e mirë të tij.
- Mos harro se gjithmonë ke nevojë për Krijuesin tënd.
- Bëje që adhurimi ndaj Zotit tënd të jetë zgjidhje për ikjen nga bota jote kalimtare.
- Mos të jetë mënyra e sjelljes sate sipas sasisë së dashurisë ndaj njetiut.
- Mos e urre askënd asnjëherë, edhe nëse të lëndon një i dashur, ngase ti, sipas sasisë së urrejtjes do ta rikujtosh plagën që ta shkaktoi.
Libri: Pas Vështirësive Vjen Lehtësimi
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK